Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është vënë në lëvizje dhe nisi hetimet menjëherë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin “Fiks Fare“, në Top Channel, ku shfaqen 3 shtetas që denoncojnë një aferë, ku dyshohet se janë të implikuar edhe punonjës policie.
SHÇBA-ja ka vërtetuar dhe dokumentuar ligjërisht se punonjësit e Policisë Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të kryer nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të Kodit Penal.
Kontrollori Ylli Hoxha dhe përgjegjësja e turnit Veziko Bejko, me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, Gjirokastër, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Shengen.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila urdhëroi ndalimin e 2 punonjësve të policisë. Sot, në orën 17:00, u bë ekzekutimi i 2 urdhrave të ndalimit për efektivët e sipërpërmendur.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka përjashtuar punonjësit Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, për shkelje të rëndë të detyrës.
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon emisionin “Fiks Fare” për investigimin dhe pamjet e trasmetuara, duke e konsinderuar këtë rast, bashkë me denoncimet e tjera të medias, një shembull mjaft të mirë të përpjekjes sonë të përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe abuzimin me detyrën nga zyrtarë dhe punonjës të policisë.
MPB fton qytetarët dhe median të vijojnë të denoncojnë në çdo mënyrë të mundshme, të gjitha rastet kur punonjës të Policisë së Shtetit, abuzojnë me detyrën ose korruptohen.
#
Tashti vetem me u vesh me kamera te gjithe me te bo te ditur ty se ca shteti ke, se ti vet se ke iden fare se ku fut barka uje gjasme. A ma le ta boj un ate punen e ministrit se keshtu di ta boj dhe un.
Dr. Gjini, se ju gjinat jeni bo xhona, ne kohen e salehu tend, keta poleshe do ishin graduar nga grupi ciftelia.
MPB fton qytetarët dhe median të vijojnë të denoncojnë në çdo mënyrë të mundshme, të gjitha rastet kur punonjës të Policisë së Shtetit, abuzojnë me detyrën ose korruptohen……po ti denocojme te gjithe te korruptuarit do mbetemi pa police pa doktor pa asnje punojes shteti dhe sigurrisht pa politikan….
po ti denoncojme do mbetemi pa police e pa doktore….e bukur kjo shoku,po prandaj ecim mbrapsh ne o shoku nga 2015 po shkojme ne 1915 ,kurajo