Një 22-vjeçar është vënë në pranga sot me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur. Bajram Qosja, 22 vjeç, nga Elbasani, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare me iniciale D.D. Policia ka arrestuar 22-vjeçarin pas denoncimit të prindërve në polici ndërsa dhe verifikimi mjeko-ligjor vërtetoi se vajza është dhunuar seksualisht.