Policia ka arrestuar infermierin, i cili dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një paciente të mitur.
26-vjeçari Everest Duka, infermier në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, u ndalua pas kallëzimit të bërë nga pacientja e mitur në prani të psikologes dhe të familjarëve.
Everest Duka ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen me iniciale S.B., 16 vjeç.
Një infermier i ri në moshë ra në prangat e policisë pasi tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij të mitur, 16-vjeçare.
Pas arrestimit të 26-vjeçarit, policia i kaloi materialet procedurale Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç mbetur në tentativë”.
Nuk besoj te kete tentuar per ta perdhunuar ky infermjeri, kur ajo ne dhome gjate gjithe kohes ka patur nenen e saj dhe pacient te tjere.Mund ta kete ferkuar vajzen per tu qetsuar !