Një shtetas turk është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pasi iu gjetën ilaçe kontrabandë.
Sipas burimeve zyrtare, Celal Çelikler, 57 vjeç, transportonte drejt Shqipërisë medikamente që shërbejnë për mjekimin e sëmundjeve kanceroze. Vlera e këtyre mallrave është 2040 dollarë amerikanë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga agjentët e ‘Crown Agent’ në kamionin e tij ‘Mercedes-Benz’, me targë 34ZP3892 i janë gjetur në kabinën e kamionit: 40 kuti të vogla me mbishkrimin ‘Pirucin’ 50 mlg ‘Enjeksiyonluk SU’ dhe brenda tyre secila kishte nga 2 shishe, njëra 50 mlg me mbishkrimin ‘Pirucin’ dhe tjetra 25 ml, me mbishkrimin ‘Enjeksiyonluk SU’, që rezultuan se janë medikamente për mjekimin e sëmundjeve kanceroze”, saktësoi policia.
Hetimet kanë nisur për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa mbi shtetasin turk rëndon akuza e kontrabandës me mallra të licencuara.
E qeveria te jape llogarri per shperblimet qe a dhene per te huajte per doganat dhe
shume mire per arestimin e etij por sasia eshte vetem per te ndihmuare ndonje shoke dhe jo per te bere afare kjo mbyll humanizmin shoqeror k orupsionin me vleren e miliona ilaceve te sacaduara dhe te tjera te kaluara kontrabande Mos beni gjoja show mediatik pruresi le te paguaj taksat e vendosura nga shteti dhe ilacet le ti jepen te semurit se ilacet dhe ushqimet eshte mekate tu ndalesh rrugen per te i semuri ose i pangopuri SHteteshte demtuar ngaq shitja e pasurise kombetare pothuajse falas si dhe marja e borxheve dhe shume aspekte te tjera te keq administrimit si zbatimi i teorise se te huajte po ti paguash punojne me mire dhe ekonomia jone permirsohet Ministria e finamcave te shpejgoj mire per shpenzimet per konsullencen ekomomike dhe administrimin e doganave e te tjera