Thyente llogaritë personale dhe kodet në rrjetet sociale e më pas u vendoste gjoba që t’ua rikthente përsëri në gjendjen fillestare. Një i dyshuar si hakers kompjuterik u arrestua pas disa muajsh hetimesh, bazuar në ankesat e disa qytetarëve se ishin gjobitur dhe kanosur. Autori i dyshuar është studenti i vitit të dytë të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Agjentët e Sektorit për Krimin Kompjuterik finalizuan dje operacionin policor të koduar “VIRUSI”, duke arrestuar të dyshuarin Dorjan Bajraktari, 19 vjeç, banues në Elbasan.
Hetimet
Arrestimi është bërë pas një hetimi intensiv 2 mujor të strukturave të policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, në funksion të hetimit të kryer për procedimin penal nr. 226 të vitit 2013, për ndërprerjen e aktivitetit kriminal të kryer në fushën e krimeve kompjuterike dhe gjobëvënies. “I arrestuari Dorjan Bajraktari dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përdorur teknika të posaçme kompjuterike, duke thyer masat e sigurisë së profileve apo llogarive elektronike të disa qytetarëve të ndryshëm në rrjetet sociale, duke marrë në mënyrë të paligjshme kontrollin e tyre dhe më pas i ka shtrënguar më anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, thanë burime zyrtare për këtë dosje. Mësohet se gjobat ishin të ndryshme, ku varionin nga 100-1 mijë euro për secilin. Për zbulimin e të dyshuarit janë përdorur teknika të sofistikuara.
Operacioni
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe mjetet me të cilat dyshohet se është kryer kjo veprimtari e paligjshme. Policia njoftoi se u bllokuan gjatë kontrollit të banesës një aparat telefonik celular, kompjuter lap-top dhe desktop, 11 CD ku mbante programet kompjuterike pirate me të cilat shpërndante viruse dhe bllokonte faqet e rrjeteve sociale si dhe një iPod e sende të tjera që shërbenin si aksesorë. Mësohet se të dëmtuarit ishin kryesisht pjesë e shoqërisë dhe të njohur të adoleshentit, shokë të klasës apo studentë të universitetit. Bajraktari akuzohet për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Ditën e djeshme materialet proceduriale në ngarkim të tij iu kaluan Prokurorisë pёr Krime të Rënda, për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme.
Ky i ploteson kushtet per tu punesuar, se keshtu bente saliu me Liken kur ishin ne pushtet, zbulonin kriminelet dhe hajduitet profesioniste dhe i benin drejtora
Ky lajm , po me ben me te vertete shume te lumtur , se plehrat si ky me lart , po shkaterrojne familje .Keta njerez te semure psikologjikisht ,po cenojne dhe perdhosin me te padrejte privatesine e tjetrit duke e denigruar .Te provoje , cdo te thote te cenosh te drejat e tjetrit dhe te marin mesim edhe te tjeret .
Ku jane “metodat e sofistikuara” te policise: ishte thjesht paditja qe viktimat i kane bere per gjobat qe u kerkonte.
Te konsiderohet “hacker” nje shurran qe “black-mail”-on shoket e te njohurit e tij me duket larg realitetit.
Me shume mendoj ti kete vjedhur fjalekalimet e Facebook-ut se sa ti kete thyer ato, sepse eshte tejet e veshtire te thyhen e nese ka mundur ta beje ate vete Facebook-u te njofton menjehere.
Edhe kur thuhet “ju sekuestruan 11 CD me programe hackerimi” lajmin artikullshkruesi Qoraj duhet ta mire peshoje, sepse behet fjale per 8 Giga material (e pamundur), kur thyerjet e privatesise me te medha nuk i kalojne 2 Giga (rasti i wikileaks).
Mundet qe tekete perdorur ate metode qe ne gjuhen e hakerave quhet “social inxhinjeri” qe konsiston ne gjetjen e fjalekalimeve me tentative, apo ne rruge te terthorta nga thyerja e nje forumi etj.
Ka shume raste te thyerjes se fjalekalimeve te Facebook-ut ne bote, te zbuluara menjehere nga policia e Facebookut.
Ne Shqiperi ose me mire nga shqipfolesit te njohur per hakerime jane disa grupe kosovaresh te Gjakoves, Pejes dhe Prishtines, me pergatitje universitare amerikane.
Njeri nga keta eshte kontraktuar nga Sali Ram Shiqere Berisha dhe ne se nuk gaboj ka edhe nje perfaqesi ne Tirane.
Mbrojtja e sistemeve kompjuterike ne Shqiperi edhe per nivelin shume te reduktuar te perhapjes se tyre, eshte e nje niveli mjaft te larte. Natyrisht nuk mungojne edhe ato te penetrueshme nga te kater anet siç ishte databaze e votuesve shqiptare (e bllokuar pak kohe me pare) apo Revista Klan, apo Gazeta-Shqip.
@sander madani
komenti jot me beri me dhimbje koke sinqerisht
kur nuk din ca flet mos komento !!!