Një 32-vjeçar shqiptar me inicialet D. I., është arrestuar nga policia italiane.
Sipas policise italiane shumë herë i kishte shpëtuar prangave për shkak të teknikave të përkryera të fshehjes së drogës.
I riu me kalimin e kohës kishte krijuar një rrjet konsumatorësh të besuar dhe të rregullt me të cilët nuk kishte nevojë për marrëveshje të veçantë për shitjen e kokainës.
Ai nuk përdorte asnjëherë telefonin për të lënë takim me konsumatorët e drogës, por i takonte ata gjithnjë direkt.
Gjatë vëzhgimit, policia zbuloi se bashkë me disa qese plehrash, mes tyre shperndaresi kishte fshehur dhe një kavanoz qelqi me 35 gramë kokainë brenda.
Nga kjo, karabinierët mësuan mënyrën e fshehjes së kokainës dhe gjatë ndalimit të shqiptarit në kohën kur po shkonte për të takuar një klient, u kap me një kavanoz të tillë në makinë.
Kavanozi ishte i mbushur me oriz dhe brenda kishte gjithashtu dhe 50 gramë kokainë.