Mësuesit që iu nënshtruan testimit kombëtar edhe pse mund të arrijnë një vlerësim maksimal, do të nënshkruajnë kontratat e punës, vetëm nëse do të përzgjidhen nga drejtorët e shkollave dhe nga drejtoritë arsimore, në bazë të vendeve vakante. Gjithsesi, ata do t’i nënshtrohen provimit për kualifikimin që zhvillohet çdo vit. Zv.ministrja Nora Malaj shprehet se kjo është e domosdoshme për t’u dhënë shkollave mësues cilësore, pasi në vite për punësimin e tyre është dashur vetëm dokumentacioni ligjor, ndërkohë që cilësia është zëvendësuar me emërimet klienteliste e abuzive.
“Këta janë mësues që janë në pritje, që askush nuk i ofronte, ose dikush i ofronte, që kanë lënë dokumentacionet në zyrat rajonale dhe zonale. Tani me vendimmarrjen që bën ligji i arsimit parauniversitar këto dokumentacione dhe ky vlerësim çohet drejt për drejtë tek drejtori i shkollës. Ai i hap një vend i lirë që mund të dal një mësues në pension. Nga lista, ndan kategoritë dhe i ofron këta që të bëhen pjesë e zgjidhjes, dhe mbi bazën e zgjedhjeve ia propozon drejtorit të arsimit dhe bëhet kontrata. Po në momentin që ti hyn në proces, detyrimisht do ti nënshtrohesh pjesës së testimit pasi ato janë për kualifikimin e vazhdueshëm”, tha Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit dhe Sportit.
Aktualisht po vazhdon procesi i vlerësimit të testimeve nga 150 specialistë të arsimit. Pas publikimit të tyre, do të bëhet edhe renditja e mësuesve në bazë të pikëve të fituara. Shumica e vendeve vakante janë për mësues të edukimit fizik, rreth 576 vende, për mësues të arsimit fillor rreth 440 vende, për mësues matematike, rreth 278 vende si dhe për mësues të gjuhën angleze 232 vende bosh.
Hahah cfare tallje me mesuesit. Turp per kete tallje masive. Pra e ka ne dore drejtori i shkolles i vendosur nga Nora???? Po cfare konkursi eshte ky. Ne cdo vend normal te botes ai qe fiton konkursin e zhjedh ku do punoje.
Nora ka halle te tjera. O mjere ky popull me keto tallje. Ku jane ajo shushka e ministres Nikolla dhe ai tjetri qe ben sikur inspekton?