Letër e nënshkruar
Sh.Veshaj, Vlorë
Të nderuar stafi Dita-s ! Të nderuar bashkëlexues, bashkëqytetarë. Një fjalë e urtë në Shqipëri thotë; ”ku ka zë, s’është pa gjë”!. Dhe pse është thënë kjo fjalë e urtë në popull, kjo ka një arsye,mbasi drejtësia do bëjë punën që i takon, aty populli ka thënë fjalën e duhur !. Pra, si mund të akuzojmë ne populli njerëzit që na drejtojnë për shumë vite në pushtet, kur këta pushtetarë punojnë ?.
Por duhet t’i falenderojmë kur këta nuk punojnë! Por atëherë çfarë të drejte të mbroj, ate që është e padrejtë, apo atë që kërkon prej vitesh të drejtën e munguar, që këta pushtetarë ua kanë mohuar. Jo, o popull, te ne vazhdohet e njëjta padrejtësi, në të gjitha pushtetet që këta i kanë bërë si pjesë mbrojtëse për interesat e tyre. Ligjet janë shkelur me të katërta këmbët dhe jo me të dyja që ka njeriu.
Pushtetet ngrihen prej të fortëve, prej injorantëve, prej sahanlëpirësve etj., dhe kjo ka ndodhur dhe do vazhdojë prap, për sa kohë drejtësia nuk do rilindë,nuk do zbatojë ligjet e Kushtetutës së vendit, ajo drejtësi e shumë munguar, e etur për këtë popull, ndaj po ndodh ajo që ndodh në të gjithë vendin?
Ku e ku zihen lulishte, dhe betonohen për llogari të pushtetmbajtësve, zaptohen toka shtetërore, bregdete, vënde që s’kanë lidhje me individin, por janë pronësi ose të shtetit, të bashkisë, ose të komunës, dhe me një zhgrapës të kryetarit, kethehen prona pivate të tyre. Dhe sa do vazhdojë kjo shthurrje kundra pronës publike, kundër njerëzimit nga këta drejtues ordinerë? Që me pafytyrësi dalin dhe thonë se kemi zbatuar veç se ligjin, po rregullojmë territoret e vendit, po zbatojmë vendimet urbanistike të çdo qyteti, kur dihet gjithçka se këtu ka ndodhur një katrahurë,nga veriu në jug, dhe kjo për fajin tonë si qytetarë,sa e sa pallate shumëkatëshe janë ngritur, kur katet e sipërme janë pa lejen përkatëse të KKRTSH, kur këto pallate s’kane distancën që u kërkohet, bregdetet në të gjithë vendin janë zaptuar nga klientelistë të pushtetshëm, plazhet janë privatizuar, istitucjonet shtetërore kthehen në pronësi të një partie, dhe kështu vazhdohet më tej, vazhda e të plotëfuqishmit pseudoshtet, emërimet nëpër institucione nga militarë të tyre. Dhe populli si i vetmi qenie njerëzore dhe e pambrojtur vazhdon në atë indiferentizëm, dhe detyrimisht do ta quajmë sikur luan rolin e servilizmit, por s’është e vërtetë, kjo ndodh që s’është i mbrojtur nga shteti, siç e thashë pak më lartë, populli nuk bëhet me të ”fortin”, me atë që për hir të pushtetit po shkatërron çdo gjë që ia lejon forca, populli nuk mund të përballet me uliganë apo me ata njerëz që këta drejtues i nxjerrin përpara kamerave për të hedhur hi syve tanë, se këtu punohet dhe këta kryetarë apo drejtues janë të ndershëm dhe punojnë për këtë popull.
Arsyet dihen që populli e thotë të vërtetën, por drejtësia nuk e ka dënuar kurrë atë që ka ndodhur në të vërtetë! Shpresojmë se drejtësia këtë herë do ta marrë si provë një shkelje që është bërë, dhe mbas asaj besoj uji që është qelbur për 20 vjet, do të rrjedhë i pastër, nga Drini deri në Ksamil, atëherë do të shkojmë te fjala e urtë, ku ka gjë, s’është pa gjë.
Faleminderit