Analisti Artan Hoxha komenton çështjen e SMS në celularin e tij të enjten mbrëma gjatë emisionit “Opinion”, ku ministri i Brendshëm ishte i ftuar përballë gazetarëve. Duke folur për “GSH”, Artan Hoxha thotë se nuk ka asnjë çudi, pasi atij i thonë shumë njerëz “bravo”.
“Sa njerëz më thonë mua ‘bravo’…, kjo s’tregon asgjë”,shprehet Hoxha. Ai thotë se ka njohje të vjetër me Berishën, por nuk e pranon se e ka mik.
“Vetëm gjatë natës së cilës ju i referoheni më kanë ardhur mbi 300 mesazhe, të cilat unë i kam fshirë sepse m’u bllokua telefoni tri herë. Marr mesazhe në çdo emision nga njerëz të ndryshëm, është mëse normale”.
Ndërsa Artur Zheji thotë se nuk beson që SMS që i ka ardhur të jetë nga Nano.
“Ishte një mesazh që unë mora dhe nuk e kam marrë nga personi që thuhet në media. Nuk besoj se z. Nano merret me të tilla mesazhe gjatë emisioneve.
Duhet të jetë një lojë e bukur e hakerave, po dikush u nxitua ta publikonte. Është e drejta e tyre”, shprehet Zheji.
* * * *
SMS-të e Berishës dhe Malltezit për analistët: Bravo, të lumtë
Jemi mësuar t’i shohim analistët në debatet televizive teksa kontrollojnë herë pas here celularin. SMS e mbërritura në telefonin e disa analistëve gjatë emisionit “Opinion”, ku ishte i ftuar ministri i Brendshëm kanë për autor njerëz të njohur të politikës.
Në foton e mësipërme duket qartë se inbox-i i njërit prej gazetarëve të ftuar është plot me inkurajime dhe sugjerime që vijnë nga Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Foto është realizuar nga News24 në emisionin e të enjtes mbrëma, ku përballë ministrit Tahiri ishin analistët Artan Hoxha, Artur Zheji, Robert Rakipllari dhe Andi Bushati.
Një tjetër mesazh që u kap live nga kamerat gjatë emisionit ishte ai i drejtuar analistit Artur Zheji nga Fatos Nano.
Mustafa Nano beri nje shkrim editorial, per te vertetuar se ti je nje anormal dhe se nje Shqiperi normale, ste hyn ne sy, se Shqiperia normale me shqiptaret normale, te treguan me mijra here se ti ben pjese tek anormalet, sa edhe faqja, te eshte bere sholle dhe nuk merr asnje ngjyre edhe kur qindra mijra shqiptare, te shajne me liber shpije.
Biles aq anormal je sa me gjithe ato sharje, asnjehere, nuk te kap lemza.
Hahahaa po si ka munci qe vec berisha duket duke te dhene zemer
Bravo
Te lumte
Na mbeshtet
Hahahaa
Kurse atij theyrit i paskan hyre hackerst tel tel. tamam fantazi e nje politikani te babezitur.
Jam shume kureshtar nese keto individe ndihen mire me veten e tyre!?
Sidoqofte une nuk do u ndjeja mire as prane tyre.
Si ka mundesi qe gazetaret jane kaq injoranta ….
po te vesh ne peshore artan hoxhen me hajdarin me teper mend ka hajdari se sa ky injorant.
O preng sherri!!
Gabohesh ne vleresimin e ketij A.Hoxhes!!
Ai ne peshore eshte i barabarte me hajdarin,se vete eshte HAJDAR KOMPLET!!!
Ti, vetem gazetar apo dhe me keq intelektual ,nuk mund te quhesh sepse ,je zagar qe jargosesh para Berishes. Ti ,nuk e kupton ,se sa i peshtirosur behesh ne tv , sepse nuk te flet kuuuure logjika por interesi … mbase ,partiak , apo ndonje interes tjeter ,kete nuk di ta them poooor ne koke kam nje pyetje qe nuk i jap dot pergjigje ; Berisha ,te ka poshtruar shume rende ne disa raste ,te ka perdorur ,po ne disa raste por ti gjithmone i gjunjezohesh ,i lepihesh deri ne neveri ,duke shkelur shume here bindjet e tua !? ,personalitetin tend, po pse ,pse !!!???