Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka nisur një komunikim me qytetarët shqiptarë nëpërmjet Facebook-ut. Dialogu virtual me temë “Act Now” (Vepro tani) nisi rreth orës 10:00, ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë.
Arvizu u shpreh se të gjitha palët, përfshi këtu partitë politike, KQZ-në dhe kandidatët e pavarur janë përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Të gjitha përgjegjëse (KQZ-ja, qeveria, partitë politike dhe kandidatët e pavarur) duhet të veprojnë në mënyrë të tillë që të rrisin besimin publik në proces dhe si rrjedhim, një rezultat që pasqyron vullnetin e njerëzve më 23 qershor. Edhe secili prej votuesve ka përgjegjësi. Prandaj dhe unë i inkurajoj të gjithë që të nënshkruajnë zotimin “Sepse e dua vendin tim” në faqen e Facebooku-ut “Act Now”. Nëse të gjithë bëjnë detyrën e tyre, atëherë nuk ka asnjë arsye përse këto zgjedhje të mos jenë më të lirat dhe më të ndershmet në historinë e Shqipërisë”, shkruan Arvizu në lidhje me zgjedhjet e qershorit.
Mbështesim grupet e vëzhguesve
“Ne po mbështesim grupet e vëzhguesve, të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe po punojmë me KQZ-në për të ndërtuar një proces transparent të raportimit të rezultateve. Në zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim”, ne u kemi kërkuar njerëzve që të premtojnë se nuk do të ushtrojnë presion tek familjaret e tyre për të votuar në një mënyrë apo në një tjetër. Ashtu edhe mbikëqyrësit apo personat në pozicione drejtuese nuk duhet të ushtrojnë presion tek vartësit e tyre për të votuar në një mënyrë të caktuar”.
Kritikë KQZ-së
“Njerëzit me aftësi të kufizuara janë qytetarë me të drejta të plota. Për shembull, unë mendoj se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mohuar dhe mosmiratuar buxhetin për rampa që bëjnë të mundur aksesin e personave me karrige me rrota në qendrat e votimit, ishte për të ardhur keq. Unë shpresoj se kjo çështje do të rishikohet”.
Numërimi i votave
“Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, rezultati u përcaktua disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën dhe mbi 100 milionë njerëz votuan. Gjatë zgjedhjeve lokale të 2011-ës, une isha prezent në disa raste ku partitë politike ishin përgjegjëse për ndalimin e numërimit të votave. Kjo është e papranueshme. Kjo nuk sjell rritjen e besimit të publikut në intergritetin e procesit të numërimit të votave. Sa më shumë njerëz të kenë besim në integritetin e këtij procesi, aq më shumë ka gjasa që ata nuk do të kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve”.
A do t’i përveshë sërish mëngët?
“Kjo varet sesa nxehtë do të bëhet situata aty brenda qendrave të numërimit”.
Demokracia
“Më kanë pyetur edhe më parë për këtë gjë dhe gjithmonë jam përgjigjur duke thënë se unë mendoj që kjo është një ndarje në dysh jo e vërtetë dhe false. Stabiliteti dhe demokracia nuk janë reciprokisht ekskluzive. Duke folur në praktikë është e vështirë të kesh njërën pa pasur tjetrën. Ky është rasti edhe në Shqipëri”.
Berisha do ti vjedhe zgjedhjet !! Kjo eshte e padiskutushme ! Berisha nuk largohet me voten e lire te popullit !Nuk e di c’do te bejne Amerikanet por,Brukseli ,do te heshte,per hir te stabilitetit ne Balkan.Shqiptaret jane te tradhetuar nga Sali Berisha por edhe nga Europa kurve.Edhe per fajin tone ,ne trajtohemi si popull,qe nuk dime te qeverisemi dhe kjo eshte e vertete perderisa nje njeri me mentalitet mesjetar si Berisha do te jete ne politike.Le te fitoje PD-ja po pa Berishen!Good luck Albania!?? Hiqeni Berishen para zgjedhjeve dhe shpetoni nje katastrofe te re shqiptare!
Dua ti kujtoj bashkatdhetareve te mi batuten e humoristit durrsak qe tha se he amerik nuk ka prbleme se atje nuk ka ambasade amerikane
DERI SA TE JENE NE KRYE TE POLICISE SE SHTETIT KRYEMAFIOZET (katershja e dale ne foto me Arben Frrokun ) dhe Zv. Ministrat ne Ministrine e Brendshme , Arben Ristani dhe Ferdinand Pone, zgjedhjet e 23 Qershorit jane ne rrezik vjedhjeje dhe manipulimi.Kur thote Sali Berisha se garanton per zgjedhje te ndershme, do te thote qe do t’i vjedh dhe e kam te sigurte fitoren ! Saliu ja ka marre doren dhe eshte vjedhes profesionist i votave.
NUK BESOJ SE KA SHQIPTAR QE E BESON ARVZIUN..
NE ATE E NJOHIM SI LEVE TE QEVERISE SE SALIUT QE SE BASHKU VJEDHIN E VRASIN SHQIPTARET….
EDHE PO I PERVESHI MENGET SALIUN DO TA KETE NEN SQETULL..
Foli zedhenesi amerikan i Sali Berishes.
Akoma ky lekur miu na tregon prralla? Mjaft se na je ba si burri i nanes me babe gjalle.