Projekti STAR u nënshkrua nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi dhe YesimOruc, drejtoreshë e PNUD-it në Shqipëri.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Rama, i cili falënderoi donatorët e këtij projekti, si dhe Këshillin e Evropës, prezencën e OSBE-së dhe Agjencinë Austriake për Zhvillim për përkrahjen që i kanë dhënë dhe do t’i japin qeverisë për reformën.
“Kjo që duam të bëjmë bashkë me ju, të dashur miq dhe partnerë të vendit tonë, nën udhërrëfimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, është historike sepse, më në fund, pas kaq shumë vitesh të humbur, mundëson marrjen në konsideratë nga ligjvënësit të ndryshimeve historike demografike, ekonomike dhe sociale, që në një thuajse çerek shekulli kanë ndodhur në territorin e vendit tonë”.
Rama tha se maxhoranca është e gatshme t’i njohë opozitës të drejtën e bashkëkryesimit dhe t’i garantojë barazinë në komision, përfshirë dhe veton.
“Kjo është kryereforma. Ka dhe votat e shumicës së cilësuar që lypset për ta kaluar në Parlament. Madje votat e shumicës që Aleanca e Shqipërisë Europiane i ka janë arsyet e fundit për të besuar se këtë herë politika shqiptare nuk mund të jetë pengesa e papërgjegjshme tradicionale. Por më lejoni të jem i qartë. Ne duam që këtë reformë ta udhëheqë Kuvendi i Shqipërisë me një komision të posaçëm parlamentar. Jo vetëm e dëshirojmë pjesëmarrjen e plotë të opozitës në hartimin e projektit të reformës, por kemi gatishmërinë që në bazën e praktikës së mirë t’i njohim opozitës të drejtën e bashkëkryesimit dhe të gjitha të drejtat që garantojnë barazinë në komision përfshirë edhe veton siç është përdorur në praktikën e komisionit të reformës zgjedhore”, tha ai.
Por oferta e liderit të maxhorancës duket se nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e opozitës. Vizion Plus citon burime pranë Partisë Demokratike, sipas tëcilave PD-ja kërkon rivendosjen e konsensusit për të qenë pjesë e reformës territoriale pasi në katër muaj kanë qenë të shumta rastet kur qeveria ka vendosur me forcën e kartonit.
Arvizu: Reforma territoriale, të dëgjohet zëri i qytetarëve
I pranishëm në këtë ceremoni, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksander Arvizu shprehu mbështetjen e qeverive të SHBA-së, Zvicrës dhe Suedisë për realizimin e reformës administrative-territoriale.
“Përkrahim përkushtimin e qeverisë për ta bërë reformën të tillë që të ndjekë standardet ndërkombëtare. Ne nxisim Qeverinë të sigurohet që zërat e gjithë qytetarëve të dëgjohen në këtë proces dhe të gjitha partitë të marrin pjesë aktive. Koha për zbatimin e procesit është e ngushtë meqë qeveria ka për synim ta përfundojë procesin për zgjedhjet e 2015. Kemi besim tek suksesi”, deklaroi Arvizu.
Diplomati amerikan theksoi se në këtë proces do të ofrohen praktikat më të mira, ndërsa shtoi se konsolidimi do të mundësojë autonominë vendore dhe do forcojë ekonominë vendore. / TEMA
Kumbari i “yllit ne ngjitje” qenka infektuar nga sindromi i “zerit te gjithe qytetareve”.
Tash e tutje duket se ky do te jete i lidhur ne kerthize me produktin e tij,”yll ne ngjitje”.
Qenkan tuj u ngjit bashke ne ndonje te perpjete,nga e cilaZzoti i ndihmofte te qorrollisen po se bashku!
Deklaratat e ambasadorit shqiptare ne shqiperi ampflikohen nga shtypi sikur ky te jete ‘zoti qe ka zbritur ne shqiperi’!!
Kush jane ata shqiptare qe e kane kuptuar vertete se cfare permbajne keto reformat administrative-territoriale(!!)?
Sepse nuk kuptohet si duhet mbeshtetur nje reforme me perpara se te njihet ne brendesi nga opinioni publik?
Ketu ka nje konfuzion total midis gazetave,televizioneve politikane + diplomatet e huaj.
Bejne politik mbi nje popull qe ka humbur komplet aftesine per tu zhvilluar, dhe qe po ‘vdes’ dita dites nga kjo elite politike qe e drejton. Jemi duke jetuar ne periudhen me te zeze se historise se popullit shqiptare. ‘As turku nuk na percahu kaq shume sa po ben politika’.
Po ky idiot pse perzihet me problemet e nje shteti sovran, ne asnje vend te botes nje ambasador,kushdo qofte nuk ka shans te fuse hundet ne problemet e vendit ku punon.
– Reforma administrative ne Shqiperi duhet patjeter. Jane bere disa Kryetare Komunesh si bej te vegjel. Nuk ka aresye te kete ne Shqiperi me shume se 100 njesi administrative , Bashki e komune. Prefektuat te shkojne ne 10. Ne periudhen e Mbreterise P>SH> Prefektura Shkoder ka patur edhe Lezhen e Mirditen. Prefekti duhet te jete me me shume kompetenca.Duhet te shkrihet Qarku dhe kompetencat e Qarkut te kalojne Prefektit e Kryetarve te Bashkive.Mos te zgjidhet me shume se dy here nje Kryetar Komune e Bashkie edhe pse mund te jete i Partise qe mendon fitoren etjetj tung
“Te drejten e vetos”
Po ata jane gomere mor zoti Rama. Do ta marrin per fitore nje te drejte qe ju ua jepni. Do thone : “Ishte opozita qe me forcen e saj arriti te detyronte qeverine te terhiqej nga nje plan djallezor per te bere reforma qe ishin ne kundershtim me idete tona. Vetem ne kemi eksperte,vetem ne dime te bejme reforma prandaj u terhoq qeveria.”
Zoti Rama nje keshille. Je votuar per te qeverisur jo per ti bere fresk Lulit sa here e detyron “monstra” te beje kercenime dhe leshoje ultimatume.
Po te ishin te paster ata ne kerkesat e tyre flisnin ndryshe jo me kercenime.
Mos harro 1.000.000 votat.
Jo Qarqe. Nuk e njohin rolin dhe nuk e justifikuan qenien.Mjafton Prefekti e Mund te shifet ndonje rol i Rrethit…..Sa me pak njesi vendore.Te hifen ndryshimet domoetnogrfike. Ka p sh fshatra, komuna ne Lehe, te cilat duhen kalur me Mirditen etj etj
Ne zgjedhjet vendore te vitit 2011 ne nje Komune malore doli ky rezultat: PS 150 vota (reale) PD 148 vota (te blera).Kuptohet me 300 vota do zgjidhet nje Kryetar Komune. Zoti Rama keshtu i intereson PD-se. Ajo ia ka marre doren manipulimit dhe vjedhjes se votave. PD-ja i do Komunat sa me te vogla.
Une mendoj bashki dhe komuna te jene 90.Prefektura 9.Mjafte me njerez qe paguhen kot
Ehe! E kuptueshme. Reforma teritoriale nuk behet. Sic duket edhe PS, nuk i intereson. Sepse PD dihet. Po u be reforma ajo i humbet zgjedhjet vendore gati 80% me 20% qe do te thote 8 me 2. Po shyqyr qe qenka shtyre berja e reformes…
kryeministri me mire tja dorzoje edhe pushtetin saliut kot po rri aty deri tani nuk ka bere asgje ne pune jane po ata lloj fytyrash qe kan qene shish ishte ne duar te sigurta prokurorine e gjykatat i ka saliu me nje fjale mua me duket sikur rri kot ne ate pozicion po tregohuni njehere burra ato monstra pushkatuan 4 njerez ne mes te dites pa gjyq e nuk e can bythen i nxorren nga burgu i pajisen dhe me pashaporte dipllomatike dhe i beri dhe heroj u dha edhe shperblim moren rragat qe gjoja ishin ne burg hajde rrumpalle hajde edhe ti o kryeminister doti japesh te drejte vetoje votat qe more i dashur z.rama nuk i more te maresh leje opozites por te punosh te punesosh njerez te ndershem dhe te drejtosh me dore te hekurt neser eshte shume vone nuk je kukull qe te komandojne halabaket e pd qe moton e tyre kan pasur vjedhjen mashtrimin vrasjet e genjeshtrat.
a nuk eshte koha qe arvizu te largohet nga shqiperia,do ishte me mire per te gjithe
per reformen territoriale lexoni me teper ne http://www.shtetiweb.org
Pse mos te jene 100 deputete, kur shef ne parlament, gjysma flejn gjume ose luajne Super Mario.
Psh. Te PD-ja, mjafto Sala, se ai ka ze sa per te gjithe PD-istat, qe jane ne salle.
Mund tja shtoni pak rrogen dhe Saliu kenaqet, se ai i ka qejf leket.
o shoku edvin mos ju lut pd kot ,numrat i ke bej reformat dhe ligjet ka nevoje vendi ,per te miren vendit dhe je ne regull o vince,cfare i lutesh kot bandes pdiste,ata duan ta shkaterojne SHQIPERINE ,me keq sec shkateruan keto 23vjet,po vazhdove o edvin te meresh me kete opozite, dhe te kerkosh konsesus me bashen e shoket tij ,asgje ska per te ndryshuar,prandaj pervish menget dhe futju punes si turku….. se koha nuk pret.
O Edo, jepi nji cop M..t dhe do shofesh qe do kthejn kokat, kur ti thujsh o M..t Saliu, kan per te ardh me vrap, vetem hudhja se te gje belaja, se kta se njofin rradhen, o tok e xonme thon, dhe ska qemet, me ja mush menjen.
BRAVO JU TE DITES, KENI FILLUAR TE PERCAKTONI EDHE KUSHTET QE DUHEN PLOTESUAR QE TE BEHET KONSENSUS.
CILIN KUSHT KA PLOTESUAR RAMA, APO ATE QE KA VENE VETE.
BRAVO BRAVO BEJINI FRESK VETES.