Ambasadori amerikan ripërsërit apelin për vetëpërmbajtje përsa u përket çështjeve etnike. Duke folur pas një takimi me kreun e FRD-së, Arvizu u shpreh se deklaratat dhe interesi për shqiptarët etnikë mund të rrezikojë integrimin e Ballkanit Perëndimor. “Qartazi për njerëzit në Shqipëri ka vërtet interes për mirëqenien e shqiptarëve, qoftë nëse jetojnë në Maqedoni, Kosovë, Preshevë a Maqedoni, por ana e kundërt e kësaj janë shqiptarët etnikë që jetojnë në këto zona. Ata shohin tek Tirana, qeveria politikë për udhëheqje. Ndaj është absolutisht kritike që tendos integrimin e Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishme që të mund t’i rezistohet tundimit veçanërisht në klimën e zgjedhjeve që keni përpara”.
Arvizu theksoi se SHBA mbështet integrimin në strukturat euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.
“SHBA, sikurse e dinë të gjithë që mbështesin anëtarësimin e vendeve në euroatlantik dhe nga të gjitha pjesët e lëvizshme është pjesa e dialogut Prishtinë-Beograd, prandaj është e rëndësishme ta mbajmë këtë në lëvizje në drejtimin pozitiv”.