Të rinjtë e FRESSH kanë zhvilluar sot një konferencë me temë “Arsimi dhe punësimi rinor”, ku i pranishëm është edhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu. Gjatë fjalës së tij para të rinjve socialistë, Arvizu tha se zgjedhjet e lira e të ndershme në 23 qershor do t’u kthejnë atyre besimin te politika.
“Faleminderit FRESSH për ftesën. Mezi po e prisja këtë aktivitet, për të parë se si të rinjtë janë mbledhur bashkë me shoqërinë civile për të hartuar politikat e tyre. Gjatë vizitës së Klinton, e keni ndjekur fjalimin, i kërkoi politikës që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme e të shihen të tilla nga e gjithë bota, në radhë të parë që ju të rinjtë që të keni besim te politika. Zonja Clinton nuk nënkuptoi vetëm zgjedhje për të zgjedhur zgjedhësit, por edhe shtyp të lirë, institucione të pavarura”, tha ai.
Arvizu theksoi rëndësinë e shoqërisë civile në ndërtimin e një demokracie funksionale. “Shoqëria civile është element vendimtar për zgjedhjet, pasi dëgjohet zëri i popullit. Shpreh admirimin tim për shoqërinë civile demokracia e Shqipërisë të jetë më e madhe, përdoreni për të edukuar udhëheqësit që të marrin përsipër çështjet tuaja sikur të ishin të tyret. Në lidhje me pjesëmarrjen tuaj në zgjedhje, udhëheqësit e mençur politikë nuk e harrojë këtë. Ju lutem dëgjojini dhe përfitoni nga idetë e tyre, shoqëria civile është një partner i vyer”, tha Arvizu.
Leave a comment