Diktatori sirian Bashar Al Assad ka deklaruar se vendi i tij ka firmosur kontratat për armët me Rusinë në mes të konfliktit sirian, pohim që është në kontradiktë me atë që ka deklaruar qeveria ruse, e cila siguron se dërgimi i armëve në Siri është bërë për shkak të kontratave të nënshkruara para fillimit të luftës dhe që atëherë nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje me Al Assadin.
Por në një intervistë për gazetën ruse “Rossiykaya Gazeta” Al Assad ka thënë se marrëdhënia me Rusinë për sa i përket blerjes nis me dy lloje kontratash, ato që ishin mbyllur para fillimit të krizës dhe ato që u firmosën gjatë krizës dhe që po përmbushen tani”.
Presidenti sirian theksoi se kontratat e reja përfshijnë disa ndryshime në varësi të llojit të luftimit që ndërmerr ushtria siriane kundër terroristëve, duke iu referuar rebelëve dhe milicëve islamikë që përballen me forcat e sigurisë së shtetit sirian.
Ministri i mbrojtjes së Rusisë nuk është prononcuar në lidhje me deklaratat e presidentit sirian. Asadi nuk dha detaje për armët që merr nga Rusia, vendi i dytë në botë për eksportimin e armëve, që nga fillimi i konflikti që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 220 mijë personave dhe disa milionë të zhvendosur.
Rusia është një aleate e hershme e Assadit dhe Moska është selia e takimeve që do të zhvillohen më 6 dhe 9 prill mes përfaqësuesve të opozitës siriane dhe të dërguarit e Damaskut. Pritshmëritë për një avancim të madh janë të ulëta pas një raundi të dytë konsultash që ka avancuar pak.
Shumë figura të opozitës siriane evitojnë konsultat duke thënë se do të shfaqet vetëm në takime që çojnë largimin e Assadit nga pushteti. Njëherësh Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, princi Saud al-Faisal, në samitin e Ligës Arabe në Sharm el-Sheikh të Egjiptit tha se Putini nuk duhet të shprehë mbështetje për zgjidhje paqësore dhe mosndërhyrje në Lindjen e Mesme, ndërkohë që nxit jostabilitetin duke e mbështetur presidentin e Sirisë, Bashar al-Asssad, dhe duke e armatosur ushtrinë e qeverisë së tij. “Ai flet për problemet në Lindjen e Mesme, sikur Rusia nuk ka ndikim në këto probleme”, tha al-Faisal./DITA
Asadit do ti hane mutin. Nuk e shkul njeri mga vendi ate.