Pershendetje Dita. Ne ditet e fundit, me sakte pas paktit PS-LSI, kam vene re nje shtim te thirrjeve nga shkrues te ndryshem per ate qe quhet si vota e bardhe. Pra, thirrje per mosvotim ne zgjedhjet e ardhshme. Personalisht mendoj se eshte nje veprim shume i nxituar dhe i gabuar. Nga ajo qe kuptoj, aresyeja kryesore e kesaj kerkese eshte zhgenjimi nga levizja e fundit e forcave opozitare, me teze kryesore mungesen e moralit politik apo idealit. Pa hyre ne detaje e filozofi te moralit politik mendoj se ky eshte nje kendveshtrim shume i ngushte dhe i percipte ndaj menyres se organizimit te shoqerise demokratike e politikes ne vecanti.
Problemi kryesor qe mund te sjelle nje vendim i tille eshte se nuk zgjidh asgje. Duke bere nje vleresim te ftohte te situates dhe te levizjeve ne numra qe mund te sjelle nje gjest i tille eshte shume e qarte se uji do te shkonte vetem ne mullirin e partise ne pushtet. Kjo per shkak se, pavaresisht nga mungesa totale e moralit ne kampin e pozites, votuesit e kesaj partie kane qene gjithmone koherente ne voten e tyre dhe nuk kane pyetur kurre per moralin e kryeministrit. Nga ana tjeter, te majtet, i kane prishur pune vetes gjithmone duke u marre me te tilla beteja ideore në momentin e gabuar.
Ata qe bejne thirrje per vote te bardhe jane perfituesit dhe uzurpatoret te cilet flasin nga kolltuket e rehatshem sepse nuk kane interes qe te ndryshoje rendi dhe stadi shoqeror ku ne ndodhemi. Jeta eshte nje proces. 23 Qershori nuk eshte as fillimi dhe as mbarimi. Eshte mundesia per te ndryshuar dicka, SOT. Dhe ajo mund te ndryshoje vetem me VOTE. Eshe e vetmja mundesi qe na ka mbetur.
Email nga adresa: [email protected]
Je shume i sakte.C’dokush qe ben thirrje per voten e bardhe,con uje ne mullirin e Saliut.E kush mund te kerkoje te shkoje uji ne mullirin e Saliut??Ata qe jane me Saliun.Ngaqe e dine se jane te humbur,tani shpresojne tek bojkoti.