Është e vërtetë se shembuj të virtytit gjithnjë gjenden, dhe është mirë të bëhen publikë. Ka njerëz që i kanë rezistuar diktaturës, qoftë edhe pasivisht. Por nuk di të ketë njerëz që t’u kenë rezistuar presioneve edhe kur i kanë kërcënuar se do t’u torturojnë fëmijët, përdhunojnë gratë dhe motrat… Ajo që dua të them është se, në shumicën e rasteve, ata që ndihen sot “të larë” nuk duhet të harrojnë se janë të tillë ose ngaqë u përkisnin klaneve që i ruajtën deri në fund lidhjet prioritare me pushtetin, ose ngaqë regjimi policor totalitar nuk kishte nevojë për shërbimet e tyre.
SMS në DITA në 0689073730