Si dje, më 12 prill të vitit 1939, plot 75 vjet më parë, oborrtarët puthadorë të Zogut, servilë klasikë dhe tradhtarë deri në thonj, mbledhin Asamblenë Kushtetuese Kombëtare dhe marrin vendime zyrtare për nënshtrimin e plot të vendit, duke theksuar në to mirënjohjen për ndihmën që i ka dhënë Duçja Shqipërisë! Por vendimi më poshtërues është dhënia e kurorës mbretërore me simbolet e Skënderbeut Viktor Emanuelit të Tretë, si dhe vendimi që kjo kurorë të çohej me ceremoni nga një delegacion në Romë! Në delegacionin e miratuar nga Asambleja Kombëtare që do të shkonte në Romë u zgjodhën njerëz interesaxhinj, të lidhur me Italinë fashiste, ithtarë, por edhe kundërshtarë të Zogut, njerëz të shitur, me moral të dobët dhe kryesisht nga shtresat e pasura
Ja lista:
Prefektura e Beratit (17 delegatë)
Hysen Vrioni, Hamit Myftiu, Dr. Loni Gjin, Ferit Vokopola, Vangjel Haxhistasa, Pilo Papa, Zoi Xoxe, Qemal Vrioni, Sabri Kaltani, Reshat Cakranji, Gaqi Goxhomani, Llazi Bozdo, Karaman Vrioni, Ali Kuçi, Neki Ruli, Xhevdet Mehmqemeja
Prefektura e Dibrës (10 delegatë)
Jak Koçi, Ramiz Dibra, Cen Elezi, Shaqir Dema, Xhevdet Gumbaçe, abdyl Kongoli, Selim Gjetan Kaloshi, Fiqiri Rusi, Irfan Ohri, Jashar Erebara
Durrës-Tiranë (18 delegatë)
Izedin Beshiri, Dhimitër Papa, Zef Kadareja, Ali Begeja, Izet Dibra, Nexhmedin Qoralliu, Hystref Frashëri, Mahzar Këlliçi, Athanas Shundi, Athanas Prosi, Murat Begeja, Ismail petrela, Shefqet Kondi, Mubareq Toptani, Shazivar Alltuni, Kristaq Zagordhi, Xhaferr Toga, Abdulla Izeti
Prefektura e Ebasanit (18 delegatë)
Shefqet Vërlaci, Anton Beça, Ahmet Hastopalli, Dervish Biçaku, Qemal Karaosmani, Shefqet Daiu, Taq Buda, Mit Papajani, Ibrahim Hastopalli, Xhavi Biçaku, Ibrahim Miraku, Grigor Nosi, Gani Bungo, Thanas Floqi, Bexhet Hesti, Ibrahim Sula
Prefektura e Elbasanit (25 delegatë)
Fejzi Alizoti, Gani Toro, Mehmet Karagjozi, Avni Dabulla, Safet Libëhova, Shefqet Sadullahu, Timo gjini, Niko Aleks Çeçi, Jani Dado, Niko Polo, Sulo Lekdushi, Rexhep Plaku, Islam Këlcyra, Abedin Hasani, Hasan Gina, Vasil Lek Nito, Kristo harto, Safet Karalliu, Lame Kareli, miha Kaso, Fuat Asllani, Dhimitër Kancibara, Dr. Jani Melo, Petro Poga, Reis Selfo
Prefektura e Korçës (21 delegatë)
Vasil Avrami, Xhavit Leskoviku, Thoma Orolloga, Faik Dëshnica, Gani Sulejmani, Dr. Syrja Pojani, Petraq Kondi, Selim Mborja, Qazim Frashëri, Thodhoraq Mamo, Kristaq Kosturi, Qemal Ypi, Refail Porodani, Xhevat Starova, Aleko Karanxha, Pali Shehu, Vangjel Tasho, Shefqet Frashëri, Dr.Dh. Basha, Tefik Panariti, Bexhet Frashëri
Prefektura e Kosovës (11 delegatë)
Ismet Kryeziu, Qerim Bemoli, Xhemal Prishtina, Halim Spahiu, Ndrek Kaçulimi, Osman Lila, Kolë Perrolla, Ibrahim Jakova, Andrea Krasniqi (dy vende pa emër)
“Lan duart si Pilati”
Sipas Biblës, kur guvernatori Pons Pilati pyeti turmën se çfarë të bënte me Jezusin, turma i tha: “Të kryqëzohet”! “Po ç’të keqe ka bërë”? – pyeti Pilati. Megjithatë turma këmbëngulte për ndëshkimin. Atëhere Pilati mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë: “Unë jam i pafajshëm për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju”!…
Shprehja “Lau duart si Pilati” përdoret në rastet e justifikimeve pa baza, shmangies nga përgjegjësia, sa për t’i dalë borxhit.
“Modus vivendi”
“Modus vivendi” është një frazë latine që nënkupton një marrëveshje mes atyre që kanë mendime apo ide të kundërta. Modus do të thotë, mënyrë; Vivendi, mjet jetese. Pra, një mënyrë për të jetuar së bashku, një fare akomodimi, pavarësisht pikëpamjeve të kundërta. Modus vivendi është një instrument diplomatik, një zgjidhje e përkohshme për krijimin e një marrëveshje më të madhe e më të qëndrueshme, deri sa të krijohet një zgjidhe e plotë ligjore.
Në përdorimin e përditshëm kjo shprehje ka kuptimin e një zgjidhjeje të përkohshme, një pajtimi.
“Nata e Shën Bartolomeut”
Masakra e Ditës së Shën Bartolomeut është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e njerëzimit që është zhvilluar më 23 gusht 1572, lufta e katolikëve kundër protestantëve kalvinistë gjatë luftërave fetare në Francë. U vranë 30 mijë veta. Rasti u gjet kur u martua motra e mbretit Margaret me Henrin III të Navarës, një protestant. Kjo martesë shërbeu si shkas që shumë prej kalvinistëve më të shquar e të pasur të mblidheshin në Paris, qytet i përbërë kryesisht nga katolikët.
Përdoret si shprehje për të krahasuar masakra të mëdha e të rënda, si fjala vjen te ne, Masakra e 4 Shkurtit 1944, Ngjarja e 21 Janarit 2011 etj.
Makabër
Është deformim i fjalës “Vallja e Makabejve”. Kërcehej nga 7 vëllezër me mbiemrin Makabej, ku secili shkonte nga skena në prapaskenë ose nga pjesa e ndriçuar, në errësirë për të shprehur idenë e vdekjes. Në Mesjetë shpesh kjo valle kërcehej nëpër varreza.
Nga kjo kanë ardhur shprehjet “ide makabre”, “spektakël makabër”, “ngjarje makabre”.
7 Prilli i ‘39-ës, ditë e errët për Shqipërinë
Pa dyshim 7 prilli i vitit 1939 është një nga datat më të errëta të historisë së Shqipërisë, është një nga fatkeqësitë më të mëdha që ka njohur ky vend në shekuj, një fatkeqësi kombëtare jo e zbritur nga qielli, por e krijuar nga njerëz të veçantë me emër e mbiemër, njerëz të paskrupullt, tradhtarë të shitur që kanë venë interesat e tyre familjare mbi ato kombëtare dhe që fatkeqësisht nga strukturat tona aktuale merren në mbrojtje. E me gjithë këtë nuk mjaftoi 7 prilli, pushtimi i Shqipërisë, dhe tradhtia e Mbretit Zog, por turpi duhej çuar më tej.
O gazeta – Dita – ,shume lagje, rruge dhe shkolla e institucione te tjera ne Shqiperi kane emrat e ketyre bastardeve tradhetar, duhet hapur nje debat publik a duhen hequr, apo duhet te nderojme akoma tradhetaret e kombit?