Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vlorë/ Atentat me armë zjarri drejt një makine, një person në gjendje të rëndë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Vlorë/ Atentat me armë zjarri drejt një makine, një person në gjendje të rëndë
KronikeLajmi i fundit

Vlorë/ Atentat me armë zjarri drejt një makine, një person në gjendje të rëndë

DITA Online
Published January 14, 2019
Share
SHARE

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Vlorë. I lënduari, një 41-vjeçar, mësohet se plagosurnë gjoks dhe po mjekohet në spitalin Rajonal. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë, bënë me dije burime spitalore.

Ngjarja

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, 41-vjeçari ndodhej në një makinë top “Audi” me targë “AA 633 VC” kur në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” rreth orës 17:40. Më pas, i lënduari është transportuar në spitalin rajonal për të marrë mjekim.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka shkuar në vendngjarje duke kryer edhe veprimet e para hetimore. Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.

Burime zyrtare thanë se “shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve”.

v.l/ Dita

DITA Online January 14, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?