Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Atentati në Elbasan, policia vë 20 mijë euro shpërblim, ja autori (Video)
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Atentati në Elbasan, policia vë 20 mijë euro shpërblim, ja autori (Video)
KronikeLajmi i fundit

Atentati në Elbasan, policia vë 20 mijë euro shpërblim, ja autori (Video)

Elton Tafaruci
Published June 7, 2016
Share
SHARE

Një ditë pas atentatit të tipit mafioz në Elbasan, ku u plagosën dy persona, policia nuk ka asnjë të dyshuar. Në përpjekje për të zbardhur ngjarjen policia iu ka shtrirë dorën qytetarëve. Kush jep informacion për autorin do të marrë një shpërblim prej 20 mijë euro.

Nëpërmjet një deklarate, policia thekson se informatorët do të mbeten anonim.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, vë në dispozicion shumën prej 20.000 Euro për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë informacion të saktë në numrat e cel 0694110853 dhe 0694100003 dhe në numrin pa pagesë 129”, thuhet në njoftim.

Në videon e publikuar nga policia është një person me kapele, çka e vështirëson identifikimin e tij. Videoja e publikuar tregon momentin kur autori i krimit largohet nga vendngjarja.

Mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 10:00, në një nga zonat më të populluara të Elbasanit, në rrugën “28 Nëntori” një person i armatosur hapi zjarr me breshëri automatiku ndaj një makinë ku ishin Florenc Capja dhe Bledar Muça. Plumbat plagosën lehtë Bledar Muçën dhe një efektive policie që ishte duke kaluar aty rastësisht.

Ndërkohë policia e Elbasanit ka siguruar portretin e njeriut të ulur në një nga lokalet ku ndodhi ngjarja. Autori ishte i veshur me rroba kamuflazhi, me kapele. Sapo makina tip “Ford”kaloi në rrugën “28 Nëntori”, ai ngrihet nga kafja dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi.

Makina u godit në pjesën e parme, por xhami ishte i blinduar. 20 metra larg vendit të ngjarjes, policia gjeti armën e atentatorit, i cili arriti të fshihej përmes rrugicave.

Elton Tafaruci June 7, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?