Presidentja e Kosovës nuk do t’ia dijë për rregullat e qarkullimit rrugor. Fotografi I portalit Indeksonline e ka kapur presidenten Atifete Jahajga teksa kalonte rrugën në këmbë së bashku me shoqëruesit e saj, ndërsa semafori sinjalizonte se këmbësorët, pavarësisht postit, e kishin të ndaluar të kalonin. Por eskortës së presidentes nuk i ka pëlqyer fakti që ky veprim është fotografuar dhe kanë ndaluar fotografin Blerim Uka, të cilin e kanë kërcënuar se do t’I marrin kamerën.
pavaresisht nga semafori, ka rregulla qe perjashtojne rregullin. mos u merrni me gjera te tilla qesharake. gjeni ku na calon gomari dhe jo me tema te tipit e lagu s’e lagu.