Mendoni se Lazarati është xhungël ku nuk mund të futesh? Ndoshta policia e ka të vështirë të futet, por jo arti. Regjisori Kiço Londo ka mundur të hyjë në këtë fshat, që për shumë njerëz është i mbushur me mister. Teatri shëtitës ka ofruar buzëqeshje tek fëmijët e Lazaratit. “Shkuam me biletën e dashurisë edhe të fjalës së mirë, dhamë dashuri dhe fjalë të mira, morëm dashuri dhe shumë buzëqeshje”, thotë regjisori Kiço Londo. Edhe pse Lazarati konsiderohet si një nga zonat e kultivimit të lëndëve narkotike, Londo thotë se vështirësia për të hyrë në këtë zonë është vetëm një legjendë urbane. “Nuk hymë në Lazarat, ne shkuam në Lazarat. Shkuam fare normalisht. Shijuam mikpritjen e Lazaratit, të drejtuesve të Komunës, të shkollës, të mësuesve dhe veçanërisht të nxënësve të klasës së parë deri në klasë të gjashtë. Ishte një shfaqje e plotë me të gjithë komponentët e saj. Nuk mungoi gjë si në një skenë të mirëfilltë. Na bëri përshtypje dëshira me të cilën ata hynë në teatër”, thotë Londo.
O Kico, po nuk diskutohet qe pa problem, tani eshte periudhe pushimi, te korrat jane shitur dhe prodhimi i ri akoma ne faze fillestare, tani gjithcka duket e qete. Ik po ta mbajti, andej nga behari e flasim…