Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Autoriteti i Konkurrencës hetim për grosistët e karburanteve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Autoriteti i Konkurrencës hetim për grosistët e karburanteve
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës hetim për grosistët e karburanteve

redaktor
Published November 9, 2013
Share
SHARE

Grosistët e naftës do të hetohen. Vendimi është marrë nga Autoriteti i Konkurrencës, ku ka njoftuar se ka hapur procedurën e hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve për kufizime të mundshme të konkurrencës. Sipas këtij autoriteti vendimi është marrë pasi në mbledhjen e fundit Komisioni shqyrtoi kërkesën e Sekretariatit për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumice te karburanteve për kufizime të mundshme të konkurrencës si pasojë e sjelljes së një/disa ndërmarrjeve”. “Qëllimi i monitorimit në tregun e karburanteve ka qenë evidentimi i ndryshimeve në strukturën e tregut të karburanteve, diezel 10 ppm dhe benzinë, ecuria e çmimeve në treg për të parë nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës si pasojë e mundësisë së koordinimit të sjelljes në treg dhe/ose abuzimit me pozitën dominuese(në rast të ekzistencës) të një ose disa(dominancë kolektive) ndërmarrjeve aktive në tregun përkatës”, thuhet në procedurën e nisur për hetim nga Autoriteti i Konkurrencës. Sipas vendimit nga të dhënat e administruara si dhe nga analiza e realizuar u konstatua se tregu i importit të naftës 10 ppm dhe benzinës paraqitet me ndryshime të theksuara strukturore ku ndërmarrjet kanë ndryshuar ndjeshëm pjesët e tregut gjatë viteve 2010- gusht 2013. “Në treg kemi ndërrmarje që kanë dalë nga tregu i importit duke operuar vetëm në tregun e pakicës, sikurse kemi hyrje të reja në treg”, bëhet e qartë nga ky njoftim duke qartësuar se nga vlerësimi i indeksit të përqëndrimit në tregun e importit të diezelit, vihet re se gjatë 8 mujorit 2013 tregu paraqitet shume i përqëndruar, por me një ulje të pjesës së tregut që zënë tre(CR3) dhe pesë(CR5) ndërmarrjet më të mëdha në treg. Treguesit e përqëndrimit në tregun e importit të benzinës paraqiten në nivelin më të lartë të një tregu mesatarisht të përqendruar (800-1800) me një rritje krahasuar me vitet e kaluara. Gjithashtu rritje paraqesin edhe treguesit e përqendrimit për tre dhe pesë konkurrentët kryesorë, e cila është si pasoje e rritjes së pjesës së tregut të tre ndërmarrjeve më të mëdha në treg. Çmimi i importit të dieselit dhe benzinës ka patur vlerën më të ulët gjatë muajit maj 2013 me trend rritës për muajt në vazhdim, por këto ulje nuk janë reflektuar në çmimet në tregun e pakicës. Nga analiza e të dhënave mbi volumin dhe çmimin e shitjes me shumicë të karburantëve për vitin 2012, u vu re se nga analiza e çmimit të shitjes ne stacionet me logon e tyre, këto çmime kanë patur ulje dhe ngritje, por trendi i ndryshimit të çmimeve për tre ndërmarrje kryesore është i njëjtë. Kjo vërehet veçanërisht pas muajit maj 2012, ç’ka mund të ngrejë dyshimin për një marrëveshje në vendosjen e çmimit. Ndërmarrjet e integruara të pakicës pasqyrojnë politikat e ndërmarrjeve importuese në përcaktimin e çmimit të shitjes së karburanteve nën logot e tyre.

redaktor November 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Emri Mbiemri says:
    November 9, 2013 at 11:34 am

    Besoj do te behet sa per sy e faqe.Do tu marrin ndonje gjobe atyre,pasi nuk di te jete nderuar drejtuesi i ketij institucioni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?