Fundjavën tjetër përfundojnë punimet për mirëmbatjen e segmentit të parë të autostradës Tiranë-Durrës.
Në pjesën e Kasharit, autostrada është çarë tej për tej në dy vende, për të hapur kanalet ku do të vendosen dy tuba të mëdhenj, që sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk do të lejojnë përmbytjen e rrugës në këtë zonë.
Aktualisht, punimet janë në fazën e parë.
Shoferëve u kërkohet që të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur segmentin Qafë Kashar-Tiranë dhe anasjelltas.
Për mjetet me drejtim nga veriun këshillohet rruga e Kamzës, ndërsa mjeteve me drejtim jugun u kërkohet përdorimi i rrugës së Ndroqit dhe të Elbasanit.
Autostrada Tiranë-Durrës është aksi më i rëndësishëm në vend, me një fluks që llogaritet në rreth 50 mijë mjete në ditë.
o.j/dita