Shqipëria vijon të renditet e para në rajon për tarifat e larta të Aviacionit Civil. Kjo sjell kosto të lartë për pasagjerët, duke frenuar në këtë mënyrë numrin e fluturimeve. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i cili tha se do të rishikohen të gjitha tarifat dhe se duhet të ketë një ulje të çmimeve, krahas sigurimit të cilësisë dhe sigurisë. ”Tashmë tregu jonë i aviacionit po siguron një traditë pozitive në sensin që legjitimiteti dhe standardi i shërbimit po rriten, dhe po bëhet ajo që duhet të jetë normalisht mënyra se si operohet në këtë treg. Historitë e kaluara të situatave monopol në treg, situatave të papërgjegjshme, përsa u takon detyrimeve ndaj qytetarëve dhe pasagjerëve nuk do të përsëriten më”, deklaroi gjatë ditës së djeshme ministri Edmond Haxhinasto. Më tej ai ka siguruar qytetarët se nuk do të përsëriten më rastet e papërgjegjshmërisë nga kompanitë e fluturimit që operojnë në vendin tonë. Ai tha se nuk do ketë më situata monopol në shërbimin e aviacionit civil. Gjatë fjalës së tij, ministri tha se qeveria duke pasur si prioritet turizmin, do të krijojë edhe infrastrukturën e nevojshme, ku në këtë pikë po shikohet mundësia e krijimit të një aeroporti në jug të vendit. Këto deklarata u bënë gjatë lancimit të projektit të binjakëzimit forcimi i Autoritetit të Aviacionit Civil, mes vendit tonë dhe Aviacionit Civil Francez dhe atij Rumun.
Haxhinasto te rishikoj dhe palo drejtuesit e AC, qe as shqip nuk dine te artikulojne :/