Avioni i pasagjerëve me 54 veta në bord që u përplas në malet e Indonezisë Lindore kishte rreth gjysmë milioni dollarë.
Një zyrtar lokal njoftoi se këto para ishin të qeverisë dhe do të shkonin në ndihmë të familjeve të varfra për të kompensuar rritjen e çmimeve të karburanteve.
Kreu i zyrës postare në Jayapura tha për “AFP” se katër punonjës postarë në bordin e avionit po transportonin katër çanta me para “cash”, plot 468 mijë dollarë për familjet e varfra.
Pjesët e avionit “Trigana” u gjetën në një zonë të thyer të quajtur Papua. Avioni ATR42-300 po fluturonte nga Jayapura për në qytetin Oksibil ku dhe u humbën kontaktet.
Nqse eshte i vertete deponimi…se vertet i ka pasur keto para …athe shume e lehte per te mesuar shkakun e rezimit…
Te kishte kaluar ketej ngaShqiperia nje here … ( shaka).
Aman ere, i thoni Rames mos te na e nisi dhe ai nje avion me para per kompensimin mbi cmimin e larte te naftes qe po paguajme, se do na e grabisin rruges.