Avokati i Popullit ka ngritur një grup hetimor për shqyrtimin e denoncimeve të publikuara në media nga persona të larguar nga puna për bindje politike, apo edhe detyrimi i administratës për të dalë në fushatë zgjedhore. Sipas këtij institucioni, denoncimet kanë qenë të shumta mbi këtë fenomen, por frika e spastrimit nga administrata ka bërë që shumë prej tyre të ngurrojnë të denoncojnë në këtë institucion.
“Në total kemi paraqitur 7 rekomandime dhe jemi i drejtuar me shumë shkresa organeve të administratës shtetërore qoftë në nivel qendror dhe në nivel lokal. Problematikat kryesore ose fushat kryesore ku ne jemi fokusuar ka qenë: Mospërfshirja e administratës shtetërore në aktivitetet politike zgjedhore; mospërfshirja e nxënësve dhe mësuesve të shkollave në tubime politike gjatë kësaj periudhe dhe gjatë orarit të mësimit; krijimin e kushteve për të mundësuar votimin e kategorive problematike, grupeve të margjinalizuara. Kemi shkuar dhe kemi iniciuar hetime veçanërisht për përfshirjen e administratës në aktivitete zgjedhore gjatë orarit të punës. Na ka rezultuar në disa raste që gjatë orarit zyrtar administrata nuk ka qenë në detyrë, nuk u ka ofruar shërbime qytetarëve dhe për këtë shkak i jemi drejtuar me rekomandime. Për fat të keq deri më sot ka ndodhur e njëjta gjë, pra rekomandimet tona janë lënë në heshtje, ndërsa është detyrimi i administratës që të kthejë një përgjigje të arsyetuar. Pra, jo të zbatohen automatikisht rekomandimet tona, por të informojnë në lidhje me ato që ne na kanë rezultuar nga hetimi”, tha Avokati i Popullit.
3 Comments
Eshte kollaj me keta te administrates.1 te shkruajne dhe te lexojne mire shqip 2 te flasin gjuhen zyrtare 3 diplomen origjinale.4 paraqitje te rregullt dhe serioze ne pune.5 komunikim perfekt me njerezit 6 jo militante partie.Shtese: jo diplome nga “Kristali” ju lutem.
Duhet pranuar vetem njers qe kan mbaruar shkollen Vladimir ilic Lenin.
Zoti Totozani,
duke qene pak mengjarash, duket sikur po mbani anen e Fituesve te radhes! Por, sado e qortueshme, kjo nuk eshte e ndeshkueshme!
Edhe nxjerrja e njerezve ne fushate, me shume nga pushtetaret e me pak nga opozitaret, eshte e qortueshme, por jo e ndeshkueshme: perderisa nuk mbeshtetet ne Ligj.
Nje Komision te Perhershem do duhej ngritur mrekullisht nga ju, per te larguarit nga puna pa mbeshtetje ligjore. Marrim vesh se jo pak prej atyre qe kane humbur punen me pa te drejte, jane ankimuar, kane ri-fituar te drejten, dhe per disa vende pune (ne administrate) me para publike, te qytetareve, vazhdojme tu paguajme paga dy njerezve, ne te njejten kohe.
Nese sigurohet mbeshtetje ligjore: pagen e dyte, ate te larguarit nga puna pa te drejte, do duhej ta paguante tituallari qe nenshkruan shkresen e ketij largimi jo ligjor. S’ka pse paguajne qytetaret per gabimet apo abuzimet e shefave te zyrave apo administrates lokale apo qendrore. Nese titullari nuk ka pergjegjesi per firmen qe leshon, padrejtesi te tilla do te vazhdojne edhe me tej.
Si Avokat Populli (Te Majte e Te Djathte!) ju do te beheshit realisht i respektuar, nese do te investonit kompetencen tuaj edhe ne kete kahje.