“Vrasjen e kam bërë unë”, kështu është shprehur para hetuesëve të Kurbinit, Llej Lika, i cili akuzohet për ekzekutimin e biznesmenit Rakip Roli.
Gjatë marrjes së pyetje, Lika ka treguar se e gjitha kishte ndodhur për shkak të një sherri me djemtë e viktimës, të cilët të tre së bashku e kishin dhunuar barbarisht.
22-vjeçari, sipas gazetarit Ervis Hila, ka shtuar se me ngjarjen nuk ka aspak lidhje as babai i tij, Skëndër Lika dhe as miku i tyre që i kishte ndihmuar të fshiheshin, Klajdi Gjexhaj (Beleshi). Por edhe këta dy të fundit u arrestuan një ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Rakik Roli në Sanxhak të Kurbinit.
“Vrasjen e kam bërë unë. Djemtë e biznesmenit Rakip Roli më kanë dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti. Babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, vrasjen e bëra si shenjë hakmarrje”, ka bërë me dije ai në Polici.
Biznesmeni i materialieve të ndërtimit Rakip Roli, i njohur edhe si Pilot Roli, teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7.
Autorët i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit duke i marrë jetën në vend. Babë e bir u shpallën në kërkim menjëherë pas vrasjes së Rolit për shkak të konflikteve që kanë pasur më herët me të.
Skënder Lika është edhe vëllai i Myslym Likës, i cili mbeti i plagosur në Mamurras dhe xhaxhai i Ilir Likës që është në burg për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
j.l./ dita
Keshtu kon-ku-rrojne biznesmenet e Lacit dhe Mamurrasit