Muhamet Kajtazi, babai i dy vajzave të gjetura në Vlorë thotë se nuk e di ende nëse do t’i falë apo jo për atë që kanë bërë.
Dy motrat u larguan nga shtëpia më 16 korrik duke grabitur para nga familja si dhe i vunë dhe zjarrin shtëpisë.
“I kanë hedhur ilaçin prindërve të tyre kanë shpërdoruar paratë e prindërve të tyre kaq do të shohim si do bëjmë. Do t’u them ç’ishte gjithë kjo tragjedi për çfarë e bënë nuk kanë arsye ta bënin gjithë këtë. Nuk ka lidhje me fejesën, nuk e kam bërë unë prishjen e fejesës, ajo ka qenë vetë e lëkundur mos e ndryshon të fejuarin, unë kam qenë që vjet i kam thënë: ky djalë nuk është i denjë për ty, një çift kur nuk ka asnjë të përbashkët nuk mund të eci, ajo më ka thënë vetë do pres vetë babi mos ndryshon se është i vogël”, tregon babai duke folur për A1 Report.
I keni falur vajzat?
“Akoma nuk e kam menduar, kur të vete t’i shikoj, nuk mund të flas para kohe. Unë nuk jam për ashpërsi, do t’u qëndroj pranë, do t’i pyes, pastaj të shikoj si do të veproj. Na kanë hedhur një ilaç për gjumë, nuk dua ta mohoj”, shprehet Muhamet Kajtazi.