Kamja shiti mushkën
Të martonte çupën
Të largonte krupën
Kamja shiti kalin
Të martonte djalin
Të largonte hallin
Kamja plak i bardhë
Pa mushkë e pa kalë
Pa dhëmbë e dhëmballë
Kamja kal me vese
Mbuluar me ethe
Me shkarpa me gjethe
Kamja nuk ka mushkë
Kamja nuk ka çupë
Kamja s’ka as kalin
Thonë kot ka djalin
Kamja s’ka as plakën
Që t’i shtronte darkën
Fajin s’e ka kamja,
Fajin e ka skamja!
SMS në DITA në 0689073730