Një tjetër dështim në listën e atyre që PS i konsideron arsye për të mos votuar Berishën. Deputeti socialist, Taulant Balla, në një konferencë shtypi tha se kryeministri dhe qeveria e tij kanë dështuar në ndërtimin e Shqipërisë europiane. Balla iu referua një raporti të “The Economist”, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 90-të për demokracinë në vend.
“Sali Berisha dështoi në ndërtimin e Shqipërisë europiane, sepse mohoi ndërtimin e lirive që janë thelbi i çdo demokracie. Për katër vite rresht, indeksi i demokracisë e klasifikon Shqipërinë si regjim hibrid. Jemi në vendin e 90. Shqipëria e regjimit të Berishës është shumë larg demokracive perëndimore, ku duhej të ishim. Zgjedhjet karakterizohen nga parregullsi dhe mungesë standardesh. Fenomeni Ruzhdie është standardi i Berishës. Për katër dëshmorët e 21 janarit, Fatmir Xhindit dhe kryekomunarin e Kukësit, Saliu mban peng hetimet. Pushteti gjyqësor larg të qenit i pavarur, është kthyer në një aneks të kuzhinës së tij politike”, tha ai.
Balla u ndal në lirinë e medias, duke theksuar rastet e dhunës së ushtruar mbi gazetarët dhe kameramanët, në mënyrë të veçantë atij të televizionit Top Channel pak ditë më parë.
“Dhuna ndaj gazetarëve, tipike për regjimet hibride. Raporti i Freedom House që Berisha që ka tetë vjet që e sulmon, flet qartë për mungesën e lirisë së medias në Shqipëri. Vendi ynë klasifikohet si vend pjesërisht i lirë. Ka pësuar rënie si rrjedhojë e dhunës së ushtruar ndaj demonstruesve dhe mostrajtimit siç duhet të çështjeve më të mëdha të korrupsionit. Më 23 qershor, shqiptarët do të ndëshkojnë me votë Sali Berishën dhe do të vendosin standardin e largimit me votë të një qeverie. PS do të rikthejë dinjitetin e Kuvendit, do të fuqizojmë institucionet kushtetuese dhe do të promovojmë debatin konstruktiv në vend”, tha Balla.
po normale qe do deshtoje kryeministri po te kete fytyra te tilla si ju Balla ne qarkullim…
si mund te flasin per liri kta grupi mavi kur vet kta po perdorin dhune ndaj deputeteve te tyre gje qe bie ne kundershtim me ato qe thone.,…
perfundimisht jeni per te ardhur keq…
Aty shtetet e medha dhe me te zhvilluara se ne kan probleme te ndryshme , madje ne bote ka shume luftra per shkaqe te ndryshme,Shqiperia me popullin qe mbart dhe zhvillimin qe ka eshte nje popullin qe po ecen,jemi vend ne zhvillim dhe smund t presim ndonje ecuri te madhe.
jeni shum larg realitetit o te mjere deputete te partise se zonjes mavi (edi rames). kshu thoni ju sepse u leverdis por jo gjithmone dielli rrezaton anej nga doni ju… Ndjej keqardhje per ju…
ku keni ftyre ju me permen evropen mor aman…. ju qe “ndihmuat” ne mosmarrjen e liberalizimit te plote te vizave! shifni vetem interesin tuaj dhe jeni ne rregull… parti leshi jeni!!!
Pse more Zoti Balla paska deshtuar Kryeministri ne ndertimin e Shqiperise Europiane? Ne ca faktesh bazoheni qe jepni te tilla deklarata? Pse mendoni se keni te drejte per te gjitha faktet e lart permendura? Ca mund te beni ju me shume se zoti Kryeminister gjate 8 viteve ne qeverisje? Pse mendoni se ju “Rilindasit” do ta ndertoni Shqiperine Europiane me ca sigurie i jepni te tilla deklarata? Me vjen keq Zoti Balla po reflektoni para se te flisni nuk ju takon juve te diskutoni per te tilla ceshtje nuk keni aq profesionalizem dhe aq njohuri politike sa te flisni per kete ceshtje!