Letër e nënshkruar
Simon Ulndreu*
Arrestimi i nje bande te organizuar qe kryente ekzekutime me pagese, natyrisht qe eshte nje sukses, por nga ana tjeter evidenton qe nga fillimi e deri ne ditet tona dobesite e sistemit qe po ndertojme. Ndonese te gjitha lirite e tjera, si liria e shprehjes, liria e besimit, liria ekonomike dhe liria e levizjes jane themelore, liria per te jetuar eshte me themelorja per nje shoqeri te lire. Por pikerisht kjo liri eshte kercenuar seriozisht dhe rrezikohet me shume se cdo liri tjeter ne vitet e zhvillimit tone problematik.
Sistemi duhet te punoje krejtesisht ndryshe: te nxise jeten, dashurine, humanizmin dhe harmonine midis njerezve dhe shtresave sociale. Pa keto elemente strategjike, vete jeta eshte nje rastesi ne duart e sistemit tone me njemije e nje te meta. Faktet tregojne se vrasjet, vetevrasjet, krimet ne shoqeri dhe ne familje, edhe pa tritolin e koheve te fundit, e kane nxjerre Shqiperine ne tregun e sistemit vrases dhe per me keq, vete sistemi te cilin here e shajme, here e levdojme, duket i paafte dhe dora dores ka pranuar ne heshtje deshtimin perballe serialit te vrasjeve pafund.
Kush mund te pretendoje se eshte i sigurt ne kete vend? Qe nga njerezit qe shetisin ne trotuar, e deri tek deputetet e parlamentit? Kritiket mund te revoltohen dhe te ulerasin, se edhe ne vendet e zhvilluara ka fenomene te tilla. Mund te jete keshtu, por matane detit shoqerite dhe vete sistemet jane shume te ashpra ndaj krimeve ne publik, ne familje, ne shkolla, krimeve kunder personaliteteve politike dhe te zgjedhurve nga populli. Çeshtja behet edhe me serioze, kur palet ne parlament, ne vend qe te prodhojne ide dhe ligje per t’a bere jeten te jetueshme, akuzojne njera-tjetren dhe ushqejnë zinxhirin vrases ne kete vend.
*Ish ushtarak i larte ne DPBurgjeve, kualifikuar ne disa vende te NATO-s per paqen dhe sigurine..