Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Fierit, duke inspektuar zonat që janë prekur nga përmbytjet.
Kreu i qeverisë ka zbritur në terren duke parë dëmet që janë shkaktuar nga uji, më saktësisht në zonën e Ferrasit dhe Cervenit.
Mësohet se pas Ferrasit, kryeministri do të vizitojë Novoselën ku po ashtu pati probleme nga dalja e lumit nga shtrati.
Fieri dhe Vlora kanë qenë të përmbytura, ku me qindra hektarë tokë ndodhet ende nën ujë, si dhe disa banesa.
Zona me problematike ka qenë ura e Mifolit e cila edhe u shemb si pasojë e prurjeve të mëdha të ujërave.
j.l./ dita
Bie zjarr, na i shuan Zoti.
Bien shira, na i than Zoti.
Rrezohen ura dhe prishen rruget, na i nderton Rama me 50 fishin e kostove. Populli shikon Big Brother.