Shembja e një pallati tetëkatësh ka shkaktuar të paktën 200 viktima në Bangladesh. Ngjarja ndodhi dje në periferi të qytetit Dacca, ndërsa forcat e shpëtimit vijojnë ende kërkimet për të mbijetuar mes rrënojave. Skuadrat e shpëtimit janë në garë me kohën, pasi çdo orë që kalon e zvogëlon mundësinë për shpëtimin e jetëve të tjera. Burime lokale bëjnë të ditur se 49 kufoma janë nxjerrë sot, ndërsa 142 u nxorën gjatë ditës së djeshme. Pjesa më e madhe viktimave ndodheshin në katin e tretë, të katërt dhe të pestë të ndërtesës, e cila në momentin e shembjes kishte brenda 3 mijë njerëz. Në ndërtesën “Rana Plaza” gjendeshin pesë ndërmarrje tekstile, një qendër tregtare dhe në bankë. Gjatë ditës së sotme, janë nxjerrë gjallë nga rrënojat tre veta.