Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Banka Botërore, 32 milionë euro për përmirësimin e sistemit shëndetësor
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Banka Botërore, 32 milionë euro për përmirësimin e sistemit shëndetësor
EkonomiLajm i fundit cicerrLajme Flash

Banka Botërore, 32 milionë euro për përmirësimin e sistemit shëndetësor

redaktor
Published March 24, 2015
Share
SHARE

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nënshkruar sot marrëveshjen e huasë me Bankën Botërore, një marrëveshje që siguron financimin e nevojshëm për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri, nëpërmjet një huaje në shumën 32.1 milion euro.

Burime zyrtare të Ministrisë së Financave bënë të ditur, se projekti do të bashkëfinancohet gjithashtu nga qeveria shqiptare në vlerën 4 milionë euro, shumë që do të shërbejë për financimin në masën 37%, të punimeve të rehabilitimit fizik dhe përmirësimit të infrastrukturës spitalore, si dhe kontributin në pagesat e detyrimeve tatimore të lidhura me Projektin.

Projekti i Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor kontribuon në forcimin e administrimit dhe qeverisjes në  spitalet publike; përmirësimin e mënyrës së financimit shëndetësor; zbatimin e sistemeve të informacionit për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj huaje dhe kostove lokale të financuara nga qeveria shqiptare do të punohet për reformimin e sektorit spitalor, duke krijuar një kornize të shëndoshë ligjore dhe manaxheriale për ofrimin e shërbimeve efikase; forcimin e menaxhimit të performancës dhe planifikimit, tejkalimin e kufizimeve operacionale në ofrimin e shërbimeve, si dhe forcimin e sistemit të referimit.

Gjithashtu, Projekti synon përmirësimin e monitorimit  dhe menaxhimit të cilësisë së shërbimit, duke ngritur një sistem gjithëpërfshirës të menaxhimit të informacionit shëndetësor (HMIS), dhe një sistem për menaxhimin e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre. Projekti mbështet edhe iniciativat për të reformuar financimin shëndetësor në përgjithësi, për të përmirësuar sistemin e blerjes dhe shpërndarjes së produkteve farmaceutike dhe përdorimit të pajisjeve mjekësore, si dhe për të vlerësuar mundësitë e zgjerimit të mbulimit shëndetësor universal duke përdorur kalimin në një regjim të taksimit të përgjithshëm.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Cani për palën shqiptare, dhe nga znj. Tahseen Sayed, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore për Shqipërinë

Projekti do të zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe parashikohet të përfundojë në 28 shkurt 2021.

Sipas ministrisë së Financave, është hera e parë që buxheti i shëndetësisë në Shqipëri për vitin 2015 e kalon nivelin e 400 milionë dollarëve. Në krahasim me vitin 2014, rritja nominale e buxhetit të shëndetësisë është 2,3 miliardë lekë, duke përfshirë transfertën nga buxheti i shtetit, si dhe kontributet  e sigurimeve shëndetësore, që rritet në krahasim me vitin 2014 me 6%.

Buxheti i Shëndetësisë për vitin 2015 është sa 2.8% e PBB-së. Viti 2015 është viti i zbatimit të plotë 365 ditë të Programit të Kontrollit Shëndetësor Bazë Pa Pagesë, për shqiptarët rezidentë të grupmoshës 40-65 vjeç.

Ndërkohë, në investimet kapitale, përfshihen fillimi i lëvrimit të kredisë së mësipërm të Bankës Botërore për mbështetje në sektorin e shëndetësisë, fillimi i lëvrimit të kredisë prej rreth 17 milionë euro e Bankës së Këshillit të Europës për shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme dhe spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT; 5 milionë euro të kredisë së Qeverisë Italiane për Spitalin Universitar të Traumës për pajisje të reja mjekësore; 14 milionë euro të kredisë së Qeverisë Austriake për shëndetësinë elektronike (e-Health); si dhe, 2 milionë euro të kredisë së Qeverisë Austriake për fuqizimin e programit kombëtar të radioterapisë.

redaktor March 24, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Taku halabaku says:
    March 24, 2015 at 7:20 pm

    Hapesire e madhe per te vjedhur,paska me bollek per te tere,por sidomos per Beqjen,qe ja ka marre doren puneve te tenderave,ka te ‘drejte’ A.Duka kur ben thirrje “META; mos u SHKUL” !
    -Ndersa une i them A.Dukes,t’i beje thirrje qeverise te hape kufijte,qe mileti te shkulet !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?