“Po diskutojmë me qeverinë dhe FMN për të gjetur një kuadër afatmesëm për të stabilizuar nivelin e borxit publik, duke realizuar në të njëjtën kohë dhe detyrimet e tjera të qeverisë”. Kjo është deklarata që ka ardhur dje nga përfaqësuesit e Bankës Botërore, pas takimeve që kishin me drejtuesit më të lartë të qeverisë shqiptare. Sipas zonjës Goldstein Banka Botërore ka një portofol, investimesh në Shqipëri, por po diskuton dhe për opsione të tjera në dy drejtime të ndryshme. Njëra është të mbështesin disa investime të përparësisë së lartë, në energji dhe furnizimin me ujë dhe një prej tyre do negociohet shpejt.
Lloji i dytë i ndërhyrjes është të mbështesim direkt buxhetin që lidhen me reformat për stabilizimin makrofiskal. “Po diskutojmë për programin që qeveria ka ndërment të realizojë. Shpresojmë që deri në pranverë të jemi në gjendje të ofrojmë këtë lloj mbështetje”, tha Geldstein. Lidhur me huanë për qeverinë, ajo tha se ka disa hua që po diskutohen me qeverinë, ndër të tjera dhe huaja për mbështetjen buxhetore, që do të lidhet me një program të reformave financiare dhe fiskale. Ndërkohë po bëhet një analizë financiare, dhe është herët për të folur për hollësitë. Sipas përfaqësues së Bankës Botërore, madhësia e huasë do të jetë e mjaftueshme për të mbuluar hendekun fiskal.
Pasi të bihet dakord për parametrat e buxhetit do të mbetet një pjesë e deficitit që do të mbulohet nga burime të shumëfishta, ku do të ndërhyjë dhe Banka Botërore. Lidhur me borxhin, ka kohë që e dimë që ai po shkon në nivele shqetësuese, tha ajo. Kjo në fakt është një tendencë që po ndodh në të gjithë Europën, kur vendet përdorin shpenzimet për të nxitur rritjen. “Por duke pasur parasysh nivelin e të ardhurave, qeveria duhet bëjë me kujdes”, këshilloi Goldstein.
Taksa progresive një opsion i përkrahur nga BB
Lidhur me uljen e taksave zj.Goldstein tha se ka disa elemente të rëndësishëm: Njëra është të sigurohet që çdo masë që merret të jetë të paktën neutrale në efektin në buxhet. Së dyti mund të jetë e dobishme të rritej progresiviteti i sistemit të taksave, me qëllim që ata që kanë më shumë të ardhura të paguajnë më shumë. Së treti duhet të luftohet evazioni fiskal dhe të zgjerohet baza e tatimpaguesve. Ajo shtoi se Banka Botërore nuk ka rekomanduar për ndonjë sistem taksor në Shqipëri, por i “kemi vënë të dukje qeverisë anët e mira dhe negative për sistemet më pak apo më shumë progresive”. Aktualisht sistemi i taksave të Shqipërisë është i sheshtë. “Nëse qeveria do të ishte dakord, Shqipëria është në gjendje të fusë një element progresiviteti në sheshtësinë e taksave”, përfundoi Goldstein.
Banka kredi për të shlyer borxhin ndaj biznesit
Zoti Piero Cipollone, Drejtor Ekzekutiv i Bankës Botërore, u shpreh në takimin e djeshëm më mediat se Shqipëria e sheh Bankën Botërore si një partner të besueshëm në punën e saj për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. “Shumë nga sfidat zhvillimore me të cilat përballet Shqipëria në këto moment, janë të njëjta me shumë vende të tjera me të ardhura të mesme” tha Cipollone. “Banka ka përvojën e duhur dhe për gjetjen e zgjidhjeve për Shqipërinë”. Lidhur me negociatat për një kredi të mundshme nga Banka Botërore, z.Cipollone tha se Banka është e përgatitur të ndihmojë qeverinë për të shlyer borxhet ndaj bizneseve.
PSE TELLALLET E QEVERISE MESOJNE BANKEN BOTERORE CFARE TE THONE?
Sepse te krijohet pershtypja sikur ja kane nxjerre me dare nga dhembet pohimin per taksen PROGRESIVE te Edi Rames. Po ta analizosh pergjigjen e BB duket sikur permes dhembeve thone: “Kujt i plas per taksen tuaj PROGRESIVE, mjafton qe te mos preket grumbullimi i te ardhurave ne buxhet!” Nderkohe qe edhe kalamajte e rruges e dine qe sistemi me i mire fiskal per mbledhjen e taksave eshte ai qe fut ne thesin e buxhetit te shtet me shume LEKA. Ketu lind pyetja: A do te fuse me shume LEKA ne thesin e buxhetit taksa famoze PROGRESIVE e Edi Rames? Ne nje kohe qe krahas kesaj takse famoze per pasaniket barkderra te Biznesit te Madh Edi Rama dhe mjeshterit e tij te financave te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes deklarojne me ngulm se duan te ZEROJNE taksat per barktharret e Biznesit te Vogel me shume bamiresi alla enveriste me shendetesi falas, ilace dhe mallra te tjera pa TVSH. Prandaj edhe eshte mjaft llogjike te bejme pyetjen elementare: A mbulojne fitimet ne buxhet nga taksa PROGRESIVE humbjet qe vijne nga ZERIMET nga heqja totale e taksave dhe tatimeve plus bamiresite e tjera enveriste te Edi Rames dhe Koalicionit Fitimtar te 23 qershorit? Banka Boterore deklaron se eshte dakord me gjysem zeri me taksen famoze PROGRESIVE te Edi Meshiruesit dhe Edi Bamiresit, por me ze te plote qe efekti per buxhetin e shtetit duhet te jete NEUTRAL qe ndryshe i thote qeverise shqyptare: Eksperimento sa te duash po deshe, por te ardhurat ne buxhet i duam te paprekura. Pergjigja ketu eshte kategorike. Mire Banka Boterore po shqyptaret cfare thone ne kete mesele alla albance? Ma merr mendja e nastradinit qe nuk ka shqyptar esell me dy gram tru ne koke qe te pranoje tezen qesharake se taksa PROGRESIVE do te sheroje ekonomine e falimentuar kombetare dhe do te sjelle me shume te ardhura ne buxhet kur Edi Rama dhe qeveria e tij do te fillojne te godasin te ardhurat me SEPATEN e ZERIMEVE per taksat dhe tatimet per jesen me te madhe te popullates. Akoma me absurde duket implementimi i takses PROGRESIVE me parrullen “Kush fiton me shume duhet te paguaje me shume!” Po kush jane keta pasanike barkderra te Biznesit te Madh qe vullnetarisht do te dalin nga brimat e miut ku jane fshehur si URRITHE dhe do te dalin me zemer te hapur qe te deklarojne si patriote te vertete te ardhurat e tyre famoze qe Edi Rama t’i tatoje me pas me taksen e tij famoze PROGRESIVE? Ku jane keta trima shqyptare? Se nastradini nuk i shiqon sot me sy te thjeshte? Mbase taksidaret e Edi Rames do te shkojne t’i kerkojne me lupa dhe mikroskope famoze ne brimat e miut ku jane fshehur, por ka pak gjasa qe te kompensojne dhe te mbushin buxhetin e shtetit me LEKA reale. Sepse o milet Banka Boterore nuk e di, sepse INSTAT-i i Saliu nuk ja ka bere te ditur qe Biznesi i Madh ne Shqypni nuk ekziston faktikisht dhe eshte vetem nje shprehje imagjinare gjuhesore, sepse ASGJE me TVSH te hajrit nuk prodhohet ne trojet shqyptare qe nga Koha e Qepes e Enverit.
Kjo gruaja me floket rodhe e rezaton inteligjencen qe ne menyren se si flet –Grua inteligjente dhe shume sharp
Borxhe,borxhe dhe vetëm borxhe dëgjojmë! Por për atë se kush do ti shlyeje këto borxhe dhe sa na takon n.q.s rriten ,nuk flitet pothuajse asgjë. Ti si qeveri mer borxhe pa më pyetur atëhere pse unë duhet të paguaj ato që ti mer me kokën tënde?
Shtetarët i marin, shqiptarët i shlyejnë!? Borxhe,borxhe dhe vetëm borxhe dëgjojmë! Por për atë se kush do ti shlyeje këto borxhe dhe sa na takon n.q.s rriten ,nuk flitet pothuajse asgjë. Ti si qeveri mer borxhe pa më pyetur atëhere pse unë duhet të paguaj ato që ti mer me kokën tënde?