Kandidati i mazhorancës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova, është vënë në vështirësi sot pasdite gjatë një takimi elektoral që ka pasur në zonën e Kombinatit, teksa një prej të pranishmëve në këtë takim e ka pyetur atë pse Bashkia aktuale e Tiranës nuk i ul që sot taksat dhe çmimet, ashtu siç edhe kandidatët e saj premtojnë anë e mbanë vendit.
Ashtu siç ua kujton çdo ditë kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj, banori i ka kujtuar Halimit se Bashkinë e Tiranës edhe sot e drejton Partia Demokratike, ndaj pse nuk ulet që sot çmimi i ujit apo edhe i taksave të tjera.
I gjendur para një situate të papritur, Kosova iu përgjigj se gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës në këto 4 vite nga Lulzim Basha ka gjëra që nuk janë bërë mirë dhe që ai premton se do i bëjë më mirë.
Dialogu i plotë:
Banori: Unë dua të them këtë, dua një përgjigje të ndërgjegjshme nga ty. Që të mos më përgjigjesh shkel e shko, kam dëgjuar në ekranet e teviziorit që ju flisni gjithmonë për ulje çmimesh, ulje taksash, këtu e aty. Po mire, në dorë e ka bashkia, PD-ja e ka Tiranën, pse nuk i ulni, vjen fjala, çmimin e ujit? Paguajnë njerëzit nga 17-20 mijë lekë ujin. Pse pikërisht, ja kjo është fare, fare e thjeshtë, pse Bashkia e Tiranës nuk e ul çmimin e ujit?
Halim Kosova: Nuk jam gati për të thënë një gjë që po punojmë me intensitet, që çfarë do bëjë ai që s’ka mundësi që të paguajë ujin. Unë, në qoftë se më keni dëgjuar, kam thënë që nuk jam nga ata, pavarësisht ndryshimeve që janë bërë këto 4 vjet, por edhe 11 të tjerave, ka dhe gabime, ose gjëra që nuk janë bërë mirë, dhe që duhet të ishin bërë më mirë, të cilat kam marrë përsipër që çfarë nuk ka qenë aty, ku unë personalisht mendoj, ose ku si kryetar i Bashkisë do të kem mundësi për të rregulluar diçka, pse jo do ta ofroj. Për këtë qëllim do të ofrojë idetë e mija, mundësitë e mija, por gjithmonë me kalem në dorë.
Te beri te shurrohesh, shurreuthulla,Halim!
Qendro bre burre, se na ke prapa qe te te shtyjme perpara……. !?!?!?!?!?!?!!
Mos merrni kot me keto tituj! Ne kete rast Halim Kosova ka pranuar qe ka gabime, gje qe Erionka i Edushkes e ka akoma te veshtire sepse flet papushim vetem per suksese imagjinare ashtu si ato qe shiti sa ishte minister me ate reforme pensionesh format femijesh dhe zyrat e punes qe ishin vetem vitrina sloganesh se pune veshtire te ofronin.
Banorèt flasin troç por Halimi i pèrgjigjet vetèm pèr maternitetin dhe çdo problem e zgjidh me maternitet pèr lindje fèmijèsh,kushdo qè i del pèrpara e ka pritur Halimi.
Halimi nuk ben per gje tjeter perveç doktorin e grave , kte po e kupton edhe vete Halimi .
ajo injorantja ngaterroi Lulin me Halimin
Ik o halimo,, se te gjitha lindjet i ke bo me operacion,,” lindje e veshtire” E ke bo ndonje operacion falas?
Uau…!
Ku i shkoi mendja pwr kwte pyetje?!!!
Prite kyr te dale dikysh e te pyes Ramen apo Erjonken e tij: Ju qe keni pushtetin qendror, pse nuk e ktheni tere atdheun ne Dreqtimin e Duhur, por kerkoni edhe Lokalin?!
Ku do i gjeni parate per Premtimet lokale, kur keni neperkembe brekushet gjenerale?
Duket sikur tere punet e Rilindjes, i ka bere Erjonka, por …si do ja beni pas dates 21?!
Do ti themi ksaj do ti uli po mos u merzit.Ju ndoshta doni ti ulin tani per tani,po duro se durimi ka fitoren.
NORMALE QE DR.HALIMI NUK MUND TE MBAJE PERGJEGEJSI PER BASHEN SI KRYEBASHKIAK, POR CFARE VIHET RE ESHTE SE ASNJE NGA KANDIDATET NUK FLET PER PROBLEMET REALE TE BASHKISE.
1. PROBLEMI I UJESJELLESIT QE ESHTE NE SHKELJE TE HAPUR TE LIGJIT
GJATE AKTIVITETIT TE TIJ, FATUREN TA BIE SIPAS ASAJ QE LEXON SAHATI
POR NUK TE FURNIZON ME UJE DERI TEK SAHATI,
SOT TIRANA KA, LE TE THEMI 150,000 FAMILJE DHE 150,000 SISTEME
PRIVATE TE FURNIZIMIT ME UJE, PRA KOSTO E UJIT TE VETE DYFISH
NJE HERE I MERR PARATE UJESJELLESI DHE NJE HERE, AMORTIZIM
POMPASH, DEPOZITASH DHE SHPENZIME ENERGJIE PER TO.
KJO ESHTE VJEDHJE, PASI UJESJELLESI NE VEND TE INVESTOJE
PER RRJETIN MBAN NE PUNE MILITANTET E PARTIVE.
PROBLEMIN E UJIT, VETEM DR. HALIMI E PREKU NE FUSHATE, POR EDHE
AI NE FORME “ARTISTIKE”, PER BUKURINE QE PRISHIN DEPOZITAT NEPER
TARACE DHE JO NE FORME LIGJORE TE PERGJEGJESISE QE KA
NDERRMARJA E UJESJELLESIT.
2. TAKSAT E PASURIVE MBLIDHEN NE MASEN 20%, DUKE QENE SE KJO
ESHTE E ARDHURA KRYESORE E BASHKISE, ATEHERE CFARE KUPTIMI
KANE PREMTIMET E KANDIDATEVE, KUR ATA NUK DO TE KENE FONDE
NE BUXHETIN E TYRE????????!!!!!!!!!!!
NE KETO KUSHTE, VEPRIMI ME I ZGJUAR QE MUND TE BEJNE VOTUESIT
ESHTE TE VOTOJNE PER KANDIDATE TE PAVARUR, JASHTE BLLOQEVE KRYESORE, NE MENYRE QE TE JAPIN NJE MESAZH SE NUK JANE BAGETI DHE TE STIMULOHEN PRURJET E REJA NE POLITIKE.
KY Kosova po na hiqet si KRISHTI , apo MUHAMETI……. Po me mire do te them se ata qe kane qene ne fillore gjat viteve 1950 … ma merr mendja edhe Halimi ,e mbajne mend nje pjese leximi ne klasen e lV fillore ” Me urdher te peshkut e me dashjen time” ku Leshkua, rrinte mbi furre se ishte ngrohte, ishte nje perralle rruse,dhe qe aty thoshte : ” Me urdher te peshkut e me dashjen time ju kova shkoni per uje, ju sopata shkoni ne pyll per dru ,ju kusi shkoni e milni lopet,ju govata shkoni e ushqeni derrat…… e te gjitha shkonin e i kryenin punet. te gjitha qe thoshte Leshkua. Edhe Kosova do t’i bej te gjitha, me uji 24 0re qe po bejme 24 vjet qe degjojme te njejtin avaz, Sigurisht do t’i inaguroi si inaguroi SALIU ate ujesjellsin andej ne nje fshat te Durrsit,ku vendosen nje rubinet ne mur e prapa murit nje bidon me uji,,,e saliu hapi rubinetin. PO mikrofoni e beri punen e tij kur u degjua zeri i nje personi qe thirri ” Ngrije me lart bidonin ” Ta ngrinte qe uji te zbrazej ne gote me presion. Pas pak edhe rubineti u zhduk nga muri…….. PO hqesh i ndershem . Edhe nje vajze keshtu thoshte jame e ndershme ,po filloi t’i fryhej barku…. edhe ju po hiqeni i ndershem ,po u doli ajo vila 5 kateshe,ata kervatet ,e maternitetit …….