htohen emocionet. Atletiko Madrid ka barazuar rezultatin në minutën e ’79 me një gol të shkëlqyer të Yannick Carrasco. 1:1 në stadiumin “San Siro” të Milanos në Itali.
Në këtë mënyrë Atletiko ka rikuperuar penalltinë e humbur në minutën e ’47, teksa portieri i Realit, Keylor Navas, priti penalltinë e ekzekutuar nga Antoine Griezmann.
Reali i Madridit shenoi gol në minutën e ’15 me Sergio Ramos
Zidane ka vetëm mungesën e Varane ndërsa Simeone e ka të plotë skuadrën.
Mbretërorët synojnë kupën e 11-të ndërsa bardhekuqtë kërkojnë trofeun e parë në këtë kompeticion.
Formacionet zyrtare
Real Madrid: Navas, Pepe, Ramos, Marcelo, Carvajal, Kroos, Bale, Casemiro, Modrić, Ronaldo, Benzema
Trajner: Z.Zidane
Atlétiko: Oblak, Juanfran, Godín, Savić, Filipe Luís, Koke, Fernández, Gabi, Saúl Ñíguez, Griezmann, Torres
Trajner: D.Simeone