Me suksesin në Superkupën e Europës, Barcelona ngjitet e para në renditjen speciale, përsa i takon klubeve që kanë fituar më tepër trofe ndërkombëtarë.
Pas edicionit të mbyllur me Tripletën, skuadra e Luis Enrique vuajti në finalen e Tbilisit, por rikthehet të fitojë trofeun e parë sezonal.
Katalanasit i rrëmbejnë vendin Milanit dhe Real Madrid si skuadra më e titulluar në botë, pasi barazuan pikërisht kuqezinjtë, në kuotën e pesë Superkupave kontinentale.
Në historinë e saj sportive, Barcelona regjistron trofeun e 19-të ndërkombëtar. Në mënyrë më të detajuar, në palmaresin “blaugrana” janë 5 trofe Kupa Kampionësh, që tani njihen si Champions, 4 Kupa të Kupave, 3 Kupa Europiane të Panaireve, 5 Superkupa të Europës dhe dy Botërorë për klube.
Sukseset mbresëlënëse konfirmohen nga statistikat. Në dhjetë vitet e fundit, katalanasit kanë fituar 40 për qind të edicioneve të Champions League të luajtura. Meritë të padiskutueshme ka Lionel Messi: me argjentinasin Barcelona ka fituar 9 nga 19 trofetë ndërkombëtar, raporton SS.
Menjëherë pas spanjollëve renditen tre skuadra në kuotë të barabartë. Duke nisur nga italianët e Milant, për të vazhduar me një tjetër gjigand europian, si Real Madrid dhe deri te legjendarët argjentinas të Boca Juniors, në kuotën e 18 trofeve.
O Barcelona, Barcelona……..