Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Basha: Është anuluar i gjithë projekti për Xhaminë e Madhe
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Basha: Është anuluar i gjithë projekti për Xhaminë e Madhe
AktualitetLajm i fundit cicerr

Basha: Është anuluar i gjithë projekti për Xhaminë e Madhe

redaktor
Published October 8, 2013
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, tha në një konferencë për shtyp se anulimi i lejes për godinën polifunksionale pranë Xhamisë së Madhe në Tiranë do të thotë anulim i të gjithë projektit.

Basha tha se godina polifunksionale do ngrihej mbi një truall privat. Ai shtoi se pronarët e këtij trualli në këmbim i dhanë një hapësirë Komunitetit Mysliman.

“Ligjërisht është anuluar leja e projektit të Xhamisë së Madhe. Gjithçka tjetër është broçkull dhe gënjeshtër që u serviret shqiptarëve,” tha Basha.

Basha foli gjatë në konferencën për shtyp në lidhje me situatën ekonomike në vend.

“Kryeministri Edi Rama po rreket të krijojë një imazh të degraduar të financave të vendit.

Rama thotë se ekonomia është në kolaps, ne u themi qytetarëve se ekonomia jonë nuk ra asnjëherë në recesion në vitet 2009- 2012 e në vijim. Edhe në këto gjashtë muaj pati rritje pozitive dhe ishte FMN që deklaroi se rritja e këtij viti do jetë afër 2 përqind,” tha Basha.

“Ne u themi qytetarëve shqiptarë se të ardhurat fiskale kanë pasur rënie vetëm 4 përqind në krahasim me një vit më parë. Kjo rënie ka ardhur si rezultat i një rritje ekonomike më të vogël se vitin që shkoi dhe si efekt i ndikimit në buxhet i lehtësirave fiskale. Kjo rënie nuk ka ardhur si rezultat i shthurjes së administratës fiskale, edhe pse Rama bënte thirrje që të mos paguheshin detyrimet ndaj shtetit,” vijoi kryetari i PD.

Sipas tij, nëse qeveria e re punon si qeveria e mëparshme deri në fund të vitit, nuk ka vend për panik as për nivelin e të ardhurave, as për deficitin.

“Borxhi i Shqipërisë është i matur, i mirëadministruar dhe nuk është rritur sipas shifrave absurde të Edi Ramës.

Në vitin 2007 e ulëm borxhin në 53.4 përqind. E mbyllëm vitin 2012 me një borxh prej 61.9 përqind të PBB.

Është e vërtetë që disa kompani ndërtimi kanë avancuar me shpejtësi në punë publike, por kjo ka qenë zgjidhja e tyre. Por shpejtimi i punimeve të tyre nuk mund të shndërrohet në borxh të shtetit,” tha Basha.

Sipas kryetarit të PD, Rama ka tre synime.

“Rama synon të shesë si sukses për pak kohë përmirësimin virtual të gjendjes.

Rama synon të krijojë një rezervë të padukshme dështimesh, pra të krijojë brezin e sigurisë së dështimeve.

Dhe së treti, Rama synon të krijojë një fond abuzimi me taksat e shqiptarëve dhe të mbajë peng me këtë mekanizëm bizneset dhe median,” tha Basha.

Ai u shpreh se opozita nuk do e lejojë Ramën që të mashtrojë.

“Në ditët në vijim do publikojmë sistematikisht faktet dhe shifrat e detajuara për secilën nga çështjet e detajuara më sipër. I them Edi Ramës se e ka të kotë me këto gënjeshtra. Por ndryshe nga kur ishte në opozitë, sot duhet ta kuptojë se gënjeshtrat janë me kosto brenda për ekonominë e vendit dhe për çdo shqiptar,” tha Basha.

redaktor October 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • lisdushku says:
    October 9, 2013 at 8:07 am

    nuk duam kisha e xhami ne qender te qyteteve Mos ja krihni bishtin mjekerzinjve qe jane kthyer ne matrapaze pronash te paluajtshme,sheshe ndertimi troje gjoja te trasheguar nga komunitetet.Cfare jane keto troje?Jane varreza qytetare qe keta i quajne vakefe.Atehere merrni varrezat e lashta te Durresit,qe kane qene tek komiteti egzekutiv dhe jepjani prifterinjve te tempullit te Hadit.Varrezat e lashta romake te Elbasanit kane qene pikerisht tek vendi ku ngrihet pallati i sportit,Jepjani klubit te Romes qe pretendon trashegimine e Romes se lashte!
    Sheshet e namasgjave kane qene sheshe faljesh per qytetaret,kane qene sheshe te qytetareve nuk kane qene te xhamive.Keta prifterinjte dhe muslimanet spekullatore nuk eshte se i djeg zemra per fene,se keta nuk kane as bese as fe,por duan te uzurpojne qendrat e qyteteve ti kthejne ne troje ndertimi dhe qendra tregtare.Gjithe tregtine e dyqanet ne qender i kane zaptuar mjekerzinjte e alkaedes,qe u ndihmuan financiarisht nga ca magjype te zinj si gjyma te zinj,qe i dergoi ne shqiperi Binladeni me ndihmen e Gazidedes>Kreret e tyre si Selim Muca me Janullatosin luajne me politikanet me shifrat e baba Qemos siku populli shqiptar eshte 75% musliman dhe 25% orthodhoks.Populli shqiptar eshte ateist dhe nuk i duron dot manipulatoret,demagoget,spekullatoret,parazitet shushunjat mesjetare.Ne sheshet e qytetit studenti shpertheu thirrja:E duam Shqiperine si gjithe Europa`,jo si Afanistani,irani,Qyrdistani,Po te ishin te verteta shifrat e mesiperme zgjedhjet do ti kishte fituar Sali Berisha,se Selim Muca knon perdite fetva ne xhami per Sali Berishen edhe Janullatos ndez perdite qiri per Sali Barishen qe nga murg te patrikanes ne Afrike e beri kryepeshkop ne mes te Europes.Shif sa falen per bajram ne mes te bulevardit,jane me shume se 2000 vete?Aq muslimane ka Shqiperia,Neqoftese stergjysji im ka qene musliman dhe falesh ne xhami,kjo sdo te thote qe jam dhe une dhe femijet e mi arabistan, se nuk do te hedh poshte universitetin e Tiranes,Aleksander Xhuvanin e Eqerem Cabejn e te vete te falem tek Selim Muca dhe tek matrapazet e tij te qelbur!

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 9, 2013 at 12:00 pm

    Jam në një mendje me ju “lisdushku”. Ne nuk kemi fetarë por pronarë e grabitqarë. Këta nuk i falen zotit por interesit e politikës. Jane thjesht manovratore zhvatës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?