Lidhjet midis krizës së infrastrukturave dhe degradimit të mjedisit në Shqipëri janë të shumëfishta. Kur dëgjoj e lexoj për kushtet e jetesës në Tiranë, më vjen në mendje shembulli i njohur, me bretkosën në epruvetë mbi zjarr; e cila praktikisht valohet për së gjalli pa e kuptuar, ngaqë temperatura e ujit rritet gradualisht. Ajri në Tiranë është tejet i ndotur nga automjetet e shumta dhe pluhurat e ndërtimeve; por edhe nga mungesa e hapësirave të gjelbra. Gjetiu pyjet janë prerë barbarisht, dhe ujërat sipërfaqësore ndotur me kimikate; ose vija bregdetare është betonuar; ose parqet janë zaptuar nga privatët. Një kryebashkiak me mandat të vjedhur si Basha që e ka trupin (dhe xhepat) në Tiranë kurse kokën në Hollandë, zor se do përmirësohen këto gjëra.
SMS në DITA në 0689073730