Pas braktisjes që sallës së parlamentit, Partia Demokratike mblodhi mesditën e sotme grupin parlamentar. Kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha, duke shpjeguar qëndrimin e deputetëve demokratë dhe aleatëve të saj, duke dencuar atë që ai e quajti revansh të krimit dhe dhunim të demokracisë.
“Kemi të bëjmë me një qeveri të krimit, pengje të mafias që u dikton vendimet, vijën e sjelljes dhe gjithçka. Katër gra socialiste u detyruan të japin dorëheqjen nga mandati i deputetit nën kërcënimin e dhunës më të egër që ka miratimin dhe bekimin e Edi Ramës. Kjo është një ditë e zezë për Kuvendin e Shqipërisë, shoqërinë shqiptare, gratë shqiptare, bijtë dhe bijat e Shqipërisë, është një këmbanë alarmi e papreçedentë për demkracinë shqiptare. Shqipëria e di dhe falë angazhimit tonë bota mbarë do ta marrë vesh këtë demostrim të pashembullt të forcës së krimit mu në zemër të demokracisë dhe institucionit numër një të saj që është parlamenti.Grupi parlamentar dhe aleatët tanë nuk u pajtuan, u ngritën, gratë deputetet të Partisë Demokratike reaguan në emër të dinjitetit të gruas shqiptare se nuk mund të dhunohet, fyhet dhe poshtërohet në këtë mënyrë.Të gjitha forumet e grave në vend, gratë e Shqipërisë do ngrihen në këmbë kundër këtij poshtërimi, ne do ti mbështesim, PD do ti mbështesë, gjithë bota demkratike do tronditet nga kjo që ka ndodhur sot. Nuk është thjesht problem mandatesh, por është shumë më i thellë se kaq, është problemi i revanshit që po merr krimi, i ekzistencës ose jo të demokracisë së stilit perëndimor në Shqipëri”tha ai.
Duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit në parlament, Basha tha se një kryetar qeverie me këtë gjuhë nuk mund të jetë pjesë e klubet e domokracive perëndimore. Ndërkaq ai e ka paralajmëruar se opozita do te jëtë përballë tij në Kuvend e sheshe, në mbështetje të revoltave popullore që sipas tij po rriten çdo ditë.
“Rilindja apo tritoli ka qenë prognoza për qeverinë e dyshes Rama-Meta. Rilindja tashmë është arkivuar si mashtrim i madh i Edi Ramës për të mashtruar ata që u mashtruan. Tritolpolitika është qeverisja e tij. Me paaftësinë, papërgjegjshëmri flagrante urrejtjen ndaj opozitës dhe shtypit të lirë, pamundësinë për të bashkëjetuar me Kushtetutën dhe ligjet e demokracisë ai ngre në këmbë me shpejtësi një sistem të pasigurisë totale dhe terrorit të mirëfilltë. Po ju lexoj një fjali nga monologu i tij i sotëm pa pikë e pa presje në Kuvendin e Shqipërisë.“Unë e di që disa prej tyre duke u nisur nga pragu i shtëpisë janë në hall të madh se kanë bërë shumë të këqia”. Kështu e ndërsen krimin ndaj opozitës ky palokryeministër, që mendon se mund të bëjë prokurorin dhe gjyqtarin, ti tregojë ai dhe jo ligji dhe drejtësia se kush ka bërë keq dhe kush jo. Një Kryeministër që flet kështu nuk pranohet kurrë në klubin e demokracinë e vendeve perëndimore por flaket jashtë si një relikë e vjetër e antishtetit, antiligjit dhe antidemokracisë. Edi Rama ka zgjedhur të dalë përballë opozitës dhe opinionit si rreziku më i madh publik sot në Shqipëri. Përballë do na ketë, përballë në Kuvend, përballë në çdo hapësirë te komunikimit me qytetarët , në sheshet dhe protestat e revoltës që po ngrihen anembanë vendit kundër kësaj qeverie. Ky është qëndrimi ynë dhe dua edhe njëherë të përshëndes qëndrimin e prerë të grupit tonë parlamentar dhe aleatëve tanë në Kuvend”përfundoi Basha.
ky njeri qe hyri ne PD nga hici{???)me nje te shkuar te erret,i akuzuar per miliona te vjedhura e qe per procedure i ka shpetuar gjykimit..ky nje vrares qe akoma ska dhene shpjegime..ky qe i shiti nje pjese shqiperie grekut,ky qe me atin mori mandatin e kryetarit me bilance qe sja di askush…ky qe flet cdo dite per zjarr e flake…per mafie e krim…kjo lule thua po na tremb??avash lukash mos i hap shume kembet.nuk je ne serbi as tek shtepia e verdhe.nuk e7hte me sala ne krye.jane ata qe ne shp
jane ata qe do te ti heqin breket nga koka.
Pika te rente o Lulbergita , ti flet per Mafie , kur je vete i tille me Salibabane e 40 hajdutet !! Populli i di te gjitha e po pret momentin e duhur , qe te gjithe ju mafiozet berishiane , te jepni llogari deri ne nje , para drejtesise te reformuar , jo kesaj tuajes te korruptuar . Mos u merzit o Lulash , se do te te shikojme se si do flasesh pas hekurave , se tani flet me mllefin qe ke per pallatin mbreteror qe ta crrenjosen . U crrenjosci te gjithe fare e keqe , qe vetem shqiptare nuk mund te quheni , per c’ka i keni bere ketij vendi !!!