Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Basha: Mosmbledhja e të ardhurave, në qendër të diskursit të opozitës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Basha: Mosmbledhja e të ardhurave, në qendër të diskursit të opozitës
Politike

Basha: Mosmbledhja e të ardhurave, në qendër të diskursit të opozitës

redaktor
Published October 28, 2013
Share
SHARE

Edhe pse mazhoranca e kaloi me shumicë votash në parlament, akti normativ për ndryshimet në buxhetin 2013 duket se do vazhdojë të mbetet temë e nxehtë mes palëve. Partia Demokratike deklaroi sot vendimi i qeverisë për të mosmbledhur të ardhura është një akt i pashembullt që e shtyn vendin drejt recesionit. Kreu i PD, Lulzim Basha ndërsa foli në mbledhjen e grupit parlamentar, tha se është detyrë e opozitës të qartësojnë qytetarët shqiptarë rreth asaj, që ai e konsideroi krim ekonomik i bërë me gjakftohtësi të plot nga mazhoranca.

“Ju kemi premtuar qytetarëve shqiptarë opozitë të fortë etike, të drejtë dhe demokratike, këtë do vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë. Pas qëndrime të opozitës, shqiptarët kuptuan se qeveria vendosi të marrë borxh me një dorë dhe me tjetër të mos mbledhë të ardhura . Kjo ska ndodhur askund. Mbetet një krim ekonomik i kryer me gjakftohtësi, hera e parë që një qeveri heq dorë nga mbledhja e të ardhurave. Kjo është rruga drejt rrokullisjes , drejt krizës. Sipast testimeve tona qytetarët e përcollën me shqetësim të thelllë. Si mundet që në tremujorin e fundit të vitit një qeveri që sapo ka ardhur në pushtet të planifikojë të mbledhë katër herë më pak se qeveria paraardhëse. Ku do të shkojnë këto para, për ku janë nisur, është detyra jonë si opozitë të japim përgjegjen e saktë për këtë pyetje themelore. Kjo është dhe mbetet një temë themelore e diskursit tonë parlamentar” tha ai.

Duke iu referuar takimit me delegacionin e PE, Basha tha se shprehu edhe njëherë angazhimin e plotë të opozitës për shtyrjen përpara të proçesit të integrimit të BE.

“Mbështetjen e palëkundur të përkushtimit tonë të plotë të integrimit europian të vendit, marrjen e statusit kandidat, një hap i merituar siç kërkon edhe KE por nga njëra anë edhe si një vepër e fundit e PD në mazhorancë. Nga ana tjetër, 5 javë të kësaj mazhorance, konceptohen si bazë e paligjshmërisë dhe hapa të rrezikshëm që kjo mazhorancë ka ndërmarrë për të rrokullisur vendin dhe ekonominë drejt një recesioni” theksoi Basha.

Kreu i PD, informoi grupin parlamentar edhe lidhur me pjesmarrjen në samitin e PPE.

“Si pjesëmarrës për herë të parë mu rezervua një prezantim i veçantë dhe mu dha rasti të takohen me presonalitete dhe liderë të vendeve të BE-së. Në këtë takim dhe në pritjen që mu rezervua konstatova shprehjen e respektit të partive simotra të qendrës së djathtë për Partinë Demokratike. Është një nder dhe privilegj për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë që një pjesë e këtij bashkimi dhe fuqie të madhe që mban të ankoruar Europën në vlerat e lirisë. Pjesëmarrja na ndihmon për të vijuar proçesin e modernizimit të vizionit dhe alternativës sonë politike” përfundoi ai.

redaktor October 28, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Reparti i Riedukimit Nr. 313 says:
    October 28, 2013 at 5:50 pm

    Moj shoqja Lulezime per ke Krim Ekonomik e ke fjalen, per token e djegur qe late pas dhe qe arritet deri aty sa nuk late as 1kg fasule e oriz per ndonje vaft e mergjence, per te ndare nje pjeta me grosh e me pilaf. Pamjen si shoqe e ke por, tradhetin me falje deti, vjedhjen e kombit me rrugen e Kombit dhe vrasjet ne bulevard i ke ber si nje kriminele e rregjur dhe akoma flet e lire, kete populli shqiptar nuk ta falas ty e as Sali Sulltanit me oborrin e tij te mbushur me bythelepires, ku i pari je ti djali per shpirt.

    Reply
  • SHQUPI says:
    October 28, 2013 at 7:05 pm

    smerlap

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?