Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Basha në PPE: Rrezikohet statusi në qershor, shkak qeveria
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Basha në PPE: Rrezikohet statusi në qershor, shkak qeveria
Lajmi i funditPolitike

Basha në PPE: Rrezikohet statusi në qershor, shkak qeveria

anazapta
Published March 9, 2014
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha në Kongresin e Partisë Popullore Europiane, PPE, në Dublin të Irlandës. Pas takimeve të zhvilluara me personalitete të politikës vendimmarrëse të BE-së, kryedemokrati Basha u shpreh se kishte marrë prej tyre mesazhin se Shqipëria rrezikon statusin në qershor. “Mesazhi nga kryetarët e qeverive të shteteve anëtare dhe drejtueseve të institucioneve europiane të pranishëm në këtë kongres ishte i qartë dhe pa ekuivok. Me frymën e saj antikushtetuese, me goditjet e njëpasnjëshme kundër institucioneve të pavarura dhe tentativës për t’i kapur ato, me goditjet ndaj administratës publike dhe në tërësi frymën e konfliktualitetit që ka injektuar në marrëdhëniet me opozitën, qeveria rrezikon seriozisht statusin në qershor”, deklaroi Basha. “Jo vetëm kaq, por kjo sjellje, e cila konsiderohet se po zhbën disa standarde të arritura tashmë në Shqipëri, po rrezikon imazhin e Shqipërisë dhe progresin e gjithanshëm të Shqipërisë në raport me aspiratën e saj për integrim ne BE”, vijoi kryetari i PD. Basha mori pjesë edhe në konferencën “Ballkani Perëndimor në BE, perspektiva dhe sfida”, ku theksoi nevojën për angazhim dhe fokus të vazhdueshëm për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu angazhimin dhe përkushtimin e PD, ashtu si dje në qeverisje të vendit edhe sot në opozitë, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 

anazapta March 9, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?