Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha inkurajon prokurorinë që t’i shkojë deri në fund hetimit për atë që ai e cilëson si megaskandal me të dhënat e tatimeve. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, duke iu referuar pamjeve të transmetuara në media, Basha tha se ndërhyrja në serverin e tatimeve dikton një reagim të fuqishëm të opozitës, për format e të cilit do të diskutohet me aleatët e djathtë gjatë kësaj jave. “Të dhënat nuk e kanë vendin askund tjetër përveçse në atë server. Një kryeministër që ka një minimum respekti për opozitën. Ai sulmon opozitën dhe shtypin. Ne themi ujku ai mendon se mund të mashtrojë çdo shqiptar duke thënë gjurma. Vjedhja e serverit ka për qëllim të vendosë gjoba. PD ka të dhëna të plota të përpjekjeve që bëhen për të frenuar dhe devijuar hetimin”,- u shpreh Basha.