Nga juglindja e vendit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar qytetarët ti bashkohen nesër protestës së PD dhe opozitës. Gjatë takimit me aktivin e PD në Korçë, Basha theksoi se të enjten është dita që të dëgjohet zëri i bashkuar i njerëzve të lirë kundër mazhorancës që po vepron në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën.
“20 shkurti i 2014 thërret në sheshin Skëndërbej çdo qytetar të lirë të këtij vendi të ngrihet kundër padrejtësive që po bëhen nga qeveria Rama-Meta. Qytetaria shqiptare që tashmë është europiane do të thotë fjalën e saj.Shqetësimin ynë pse therrasim protestën, eshtë per të sotmen dhe të ardhmen.Qeveria Rama-Meta ka marrë revanshin kundër Kushtetutës, konsensusit, pronës legjitime qytetare që është produkti i vetëm i qeverisë Rama-Meta. 23 vite më parë, veç rrëzimit të bustit spastruan edhe veset e diktaturës. Kjo qeveri po sjell vegla të atij regjimi, paligjshmërinë dhe mashtrimet e tij. Politikat qeveritare janë kundër interesave të qytetarëve dhe te te gjithe vendi.Sulmi ndaj administartës publike, pushimet masive, goditja e institucioneve të pavarura, sulmi i papreçedent ndaj policisë së shtetit- të gjitha këto janë deshmi se si dhe sa shpejt degradon një strukturë shteterore” u shpreh ai.
Sikundër ishin të rinjtë ata që 23 vite më parë do të rrëzonin bustin e ish-diktatorit Hoxha, Basha edhe në prosten e nesërme shpresat i ka po tek të rinjtë, që sipas tij janë dyndur si asnjëherë tjetër në radhët e PD. Shefi i demokratëve tha se do jenë pikërisht të rinjtë që do t’i mësojnë politikës se janë gati të përballen me antikushtetueshmërinë.
“Askush nuk mund ta zhbëjë perspektivën tonë, bashkimi ynë kërkon përkushtim. Politikat e kësaj Qeveria po vështirësojnë punësimin e të rinjve. Më 20 shkurt ne do ta evokojmë këtë ngjarje të madhe, historike për Kombin. Marshimi i protestës që kemi thirrur nesër ka në themel këtë ngjarje historike, por kjo do të ishte e pamjaftueshme.Ai eshte një marshim kundër paligjshmërisë, antikushtetueshmërisë, dhe t’i kujtojë dyshes Rama-Meta nuk janë sundues të këtij vendi por punonjës të tij. Nesër në shesh, jo vetem demokratët, por mijëra qytetarë që i janë përgjigjur thirrjes tonë, për t’i dhënë mashtruesve një mesazh të fortë, së mashtrimi nuk durohet, nuk gëlltitet nga njerezit e qytetëruar”, deklaroi kreu i PD-së.
Ne shesh per te mbrojtur miliarda eurot e ketyre plerave qe 8 vjet ne pushtet e se ngopen
e katandisen popullin ne kete pike dhe tani bejne sikur iu dhemb zemra per ta
turp e faqe te zeze qe dilni akoma ne TV
Luli mos harro se je akoma kryetar bashkie te keqen edhe per pak kohe
Mos e ki mendjen vetem per te mbrojtur miliardat e vjedhura po ktheu ne tr e beje punen qe te kane caktuar populli eshte minimalja qe te kerkohet
Ate punen ,qe thua zotrote,nuk ja ka caktuar populli i Tiranes,,,ate pune ja dha brekedhjeri i historise,ristani, kosovrasti dhe arixhiu i rruges se Elbasanit.Per te qene korrekte me te verteten uleritese te pushtimit te Bashkise se Tiranes ne 2011-en,duhet te mos e ngaterrojme kurre legjitimitetin me kuserimin e pushtetit.
Apo e ke harruar dr.mortjen kur ulerinte ne ekstaze,-“ne shkallmuam muret e bllokimit”?? E kishte fjalen per shkallmimin e murit te votes se popullit te Tiranes.
Keshtu qe ky lul-i yt nuk ka asnje lidhje me punet e Tiranes;ky hollandez ka vetem lidhje me krimet dhe kuserimet e intervalit 2005-2013.Per mbrojtjen e krimeve te tij, po kerkon mbeshtetje tek qorrat dhe morrat qe do ta bejne per kabull.
TE BESH THIRJE POPULLIT SHQIPETAR PER TE BERE PROTESTE PER HIR TE BERISHES DHE BASHES TE MBROJTUR PASURITE MARAMENDESE QE KANE SI DHE LLOGARITE BANKARE QE KANE DERI NE QIPRO ,KUR NJE POPULL VUAN NGA MBIJETESA NUK KA NUHATJE POLITIKE DHE EKONOMIKE ..
20 Shkurti duhet te jete dite proteste popullore, pa perfaqesine e asnje force politike shqiptare.
Ato, forcat politike shqiptare, pa asnje perjashtim, te majte, te djathte, te qendres, demagoge te vetquajtur te djathte, e kane humbur moralin e te protestuarit ne kete dite. Ka shume arsye.
1- Jane ata qe e shkaterruan me keq kete vend duke luajtur me te ashtuquajtur karte te demokracise.
2- Jane ata qe abuzuan ne menyren me te keqe me ndjenjat dhe aspiratat e nje populli, per liri, demokraci dhe nje jete me te mire, duke siguruar te ardhura dhe pasuri per veten, familjen dhe rrethet e tyre shoqerore-fisnore dhe partiake, nepermjet vjedhjes se pasurise se popullit, shfrytezimit te taksave te tij, futjes ne borxhe marramendese qe do te duhen breza per t’i shlyer.
3-Jane ata qe e lane kete popull dhe kete vend prapa dyerve te europes per shkak te sherreve dhe makuterise se tyre.
20 Shkurti duhet te jete dite proteste dhe duhet protestuar fuqishem per:
1- Neglizhencen per arrestimin dhe nxjerrjen para gjyqit dhe drejtesise te shkaktareve te katrahures shqiptare keto 23 vjet postkomunizem.
2- Per te kerkuar arrestimi dhe venine para drejtesise, autorin qe instaloi ne Shqiperi shtetin e neodiktature permes demagogjise dhe krimeve, luftes se re te klasave dhe qe quhet Sali Ram Berisha. Veprimtaria e tij kriminale qe ne vitin 1991 ku nepermjet 2 prillit, te Shkodres uzurpoi pushtetin politik dhe ekonomik dhe vazhdimesia e saj me 1996-ten,instalimin e institucionit anti shtet te vjedhjes se votes dhe pushtetit, duke vazhduar me 1997 me groposjen e shtetit me pasoje vrasjen e qindra mijra shqiptareve , grushtin e shtetit te mbetur ne tentative me 14 shtator 1998, tragjedine e Gerdecit me pasoje vrasjen e 26 njerzve dhe mbi 300 te plagosurve me 2008 ne interes te korrupsionit te te birit dheoborrtareve te tjere te partise se tij, kater vrasjet ne bulevard, dhjetra te plagosur dhe qindra te arrestuar dhe keqtrajtuar ne protesten e 21 Janarit me 2011, dhe plot skenareve te tjere te kryera pas shpine per interesa te klanit te tij mafioz.
3- Duhet protestuar per arrestimin dhe venien para drejtesise, per te vijura procesin e lene ne mes per shkak te nderhyrjes se politikes ndaj autorit te vjedhjes se shekullit ne Rrugen e Kombit, ne shifrat e mbi 200 e ca milion eurove, dhuruesit te siperfaqes se detit shtetit helen dhe bashkautorit te vrasjeve te 21 Janarit, kryebashkiakut me vota te vjedhura Lulzim Basha.
4- Duhet protestuar per te arrestuar dhe vene para drejtesise te gjithe ministrave te ish qeverise Berisha (1 dhe 2) per korrupsionin galopant te manifestuar gjate drejtimit te dikastereve.
Ndryshe protesta e 20 Shkurtit do te jete nje veprim sharlatanesk, ne mbrojtje te hajduteve dhe krimineleve te vertete te ketij populli dhe vendi dhe natyrshem pjesemarres te saj do te jene hajdutet ordiner qe lane karriget e zyrave dhe ata hajdute dhe kriminele qe nuk bejne dot gje pa pushtet.