Julian Sinanaj, i penduari i drejtësisë si vrasës me pagesë i grupit të tritolit, dëshmon para prokurorëve se kishte pasur pakënaqësi ndaj “kontraktorëve të vdekjes”, kushërinjve Genis dhe Andon (Erjon) Mëhillaj dhe po mendohej t’i likuidonte dhe ata në shenjë hakmarrje. Kjo dëshmi e re i ka kapur të papërgatitur anëtarët e grupit hetimor, që kanë mësuar për përplasjet e hershme mes ndërmjetësve dhe ekzekutorit. Një pakënaqësi të tillë Sinanaj e ka shprehur edhe ndaj ndihmësit të tij N. Gj., i cili i frikësuar e denoncoi në polici para se të ekzekutohej biznesmeni i gazit Piro Bare, me porosi të biznesmenit të arrestuar Ilir Karçini. Por Sinanaj ka mohuar që të kishte dijeni për lidhjet politike, duke thënë se kontaktet e mësipërme dhe njohjet i kishin vetë kushërinjtë Mëhillaj dhe ai nuk dinte gjë. Po kështu ka mohuar autorësinë e atentateve ndaj Skerdilajd Konomit, Fredo Berberit, Xhemal Çelës dhe prokurorit Dorian Tafili, ndërsa ka akuzuar policinë se ka keqpërdorur emrin e tij për atentatet e Greqisë, për të cilat tha se nuk është autor.
Përplasja me Mëhillajt
“Dyshova tek kushërinjtë Mëhillaj që në porosinë e parë kur më thanë të vrisja Sokol Veizin. Më premtuan 1500 metra tokë afër bregdetit në Orikum dhe në fund më dhanë vetëm një apartament. Më tej vendosa t’i vrisja, por u rregulluam më pas. Kur mora porosinë e vrasjes së Agron Çelës, nisa të kisha dyshime të tjera se ma punonin pas krahëve dhe po më përdornin. Nuk i qëndronin asnjëherë fjalës”, ka thënë Sinanaj për grupin hetimor detaje të reja për grupin e tritolit. Ai pranon se Genis dhe Andon Mëhillaj fillimisht porositën për vete ekzekutimet, por më pas sillnin porosi nga të tjerët. “Pas vrasjes së Agron Çelës vendosa që të hiqja qafe edhe ata, pasi më kishin mërzitur. Më dukej sikur po më përdornin dhe ma punonin pas krahëve”, ka përsëritur Sinanaj. Por megjithëkëtë, ai ka marrë edhe dy atentate të tjera përsipër me ndërmjetësim të Mëhillajve, mes të cilëve edhe ai i biznesmenit Piro Bare.
Lidhjet politike
Prokurorët kanë kërkuar të shkonin më tej me fijet e organizatës, se kush i tërhiqte ato. Por këtu Julian Sinanaj është treguar i prerë. “Unë nuk dija asgjë për lidhjet e politikës. I merrja thjesht si porosi me pagesë dhe bëja punën. Nuk interesohesha asnjëherë së kush qëndronte pas. Sigurisht që kushërinjtë Mëhillaj kishin njohjet dhe lidhjet e tyre të politikës, që nuk m’i thoshin mua”, ka thënë i penduari. Grupi hetimor dyshon se mes Sinanaj dhe porositësit, qëndrojnë lidhje të tjera që po hetohen, dhe Mëhillajt janë kyçi.
Mohon disa atentate
Interesi më i madh i prokurorëve janë atentatet e bujshme të pazbardhura, të kryera me të njëjtën metodë, që duken nga e njëjta dorë. Por Sinanaj ka mohuar kategorikisht. Është pyetur për autorësinë e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe biznesmenit Xhemal Çela, plagosjen e kryekomunarit Fredo Berberi dhe hedhjen në erë të makinës së prokurorit të Vlorës, Dorian Tafili. Por të gjitha i ka mohuar, duke thënë se nuk kishte dorë. “Nuk kam bërë asnjë nga këto krime që më thoni, megjithëse duken e njëjta dorë. Unë kam kryer dy vrasjet me pistoletë dhe armët i fsheva. Kam vendosur eksplozivin te Kollozi, përgatita bombën për Dervishin”, ka thënë Sinanaj. Ai ka treguar dhe ku fshehu armët e krimit. Për momentin i janë gjetur 10 milionë lekë të mbledhura nga puna e kryer dhe kërkohen të tjerat në llogaritë bankare. “Nuk kam kryer asnjë vrasje në Greqi. Kam dëgjuar deklaratën e policisë, por unë nuk jam autor”, ka vijuar i penduari. Dyshohet se Sinanaj mund të jetë stërvitur në Greqi gjatë qëndrimit atje me familjen, para se të vinte në Shqipëri.
Genis dhe Andon Mëhillaj nuk kanë kaluar në pikat kufitare
Kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj janë ndër personat më të kërkuar për momentin nga policia. Fotografitë e tyre janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe u ofruan 10 mijë euro shpërblim për personin që do jepte informacion për vendndodhjen e tyre. Sipas sistemit TIMS nuk rezulton se Andon dhe Genis Mehillaj kanë dalë nga vendi në mënyrë të ligjshme me dokumente në doganë. Por nuk përjashtohet të jenë larguar me mënyra të tjera, në këmbë matanë kufirit, ose me gomone drejt Italisë. Po kështu edhe udhëtimi me dokumente të falsifikuara. Si pjesë e grupit mësohet se janë edhe dy persona të tjerë në kërkim, emrat e të cilëve nuk u publikuan dhe po hetohen policët spiunë që rrodhën informacionet gjatë hetimit. Nëna e Sokol Veizit, tregon se kushërinjtë Mëhillaj ishin dukur në Orikum te tokat që pretendojnë dhe për të cilat vranë djalin e saj, dy javë para se të kapej Sinanaj. Nazo Veizi thotë se ishin në konflikt për 800 metra tokë.
********
Policia: Vonesa me N.Gj.-në? Ishte thjesht një kurth
Nga opozita prej ditësh është hedhur ideja se policia shpërfilli denoncimin e N. Gj., 30 vjeç, nga Vlora, që endej prej 13 ditësh nga një qytet në tjetrin sepse nuk i pranohej ky denoncim. Por sipas Policisë ky ishte kurthi për të peshkuar vrasësin Julian Sinanaj. Një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, i shpjegoi gazetës “Dita”, se “praktikat operacionale të policisë interpretohen nga politika ashtu siç dhe i intereson”.
Më tej tregon me detaje disa pika të nxehta të aksionit: “Vetëm me denoncimin e N. Gj., ky hetim do të ishte shumë i vështirë dhe do të minohej, pse kishte shumë boshllëqe. Ai dinte fare pak gjëra, sepse autori i vërtetë i krimeve ishte pikërisht Julian Sinanaj. Dhe vetëm duke siguruar këtë dyshe, ne mund të bënim zbërthimin e grupit”, tregon oficeri. Ai mohon që N. Gj,. të kishte më shumë se 10 ditë sorollatje nëpër komisariate dhe se nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ia mohoi denoncimin.
“Nuk është e vërtetë se nuk i është marrë denoncimi. Janë disa provokime të njohura në praktikën policore dhe operacionale. Ju siguroj se N. Gj., ka qenë nën vëzhgim që në momentin e parë kur ofroi denoncim dhe bashkëpunim. Nëse ne do të lëviznim hapur dhe bujshëm që në atë moment, mund të na kishin ikur të gjithë. Ndaj e lamë që ai të lëvizte i lirë, madje edhe të kujtonte sikur nuk ishte i mbrojtur, ndërsa nga pas kemi vënë agjentë të shumtë që ndiqnin në imtësi çdo gjë për të parandaluar sulmin ndaj tij”, shpjegon oficeri.
Duke menduar se po afronte dita dhe ora e vrasjes së biznesmenit, është vepruar duke përdorur shkëmbimin e mesazheve mes tyre. Dhe në mesazhin e fundit të shkëmbyer, agjentët kanë vepruar, duke e lokalizuar Julian Sinanajn afër “21 Dhjetorit” në shoqërinë e një vajze i ulur në lokal. “Komunikimi mes tyre na mundësonte një provë të fortë”, – thotë oficeri.
Në fakt, pas arrestimit Sinanaj mohoi që të ishte vrasës me pagesë, megjithëse iu gjetën foto të viktimave dhe biznesmenit që do vriste. Por kur është ballafaquar me N. Gj. është dorëzuar dhe pranoi të bashkëpunonte si i penduar.
E kapi filmin Juliani, po ben hapa pas nga deklarimet e para.
Jam kurioz nga e merr media gjithe kete informacion? Po Julianit ne paraburgim kush ja lexon gazetat?
Keto qe thote ky i policise jane genjeshtra bajate qe te fyejne intelektin.
Dmth policia nuk ja pranoi deninximin se gjasme donte te kapte Sinanaj kur ky te takonte te penduarin. hahahaha..loooooool
Kjo qe thote ky polici eshte humor policie
Po ky i penduari di ju tregonte vendin ku gjendej Krimineli, ndersa polucia nuk dinte ra degjonte se gjasme ju prishte ozne denoncimi hahahahahaha.
Ore , me keto qe thote ky polici ju i paski me te vertete policine ne kthetrat e Mafias…
Polucua duhej ti jepte menjehere mbrojtje te penduarit dhe te bashkeouninte me te menjehere.,.
ndersa polici na justfikon te kunderten. Turp dhe faqja e zeze
BRAVO .
1 milon BRAVO
Policia ka bere nje pune profesioniste.
RESPEKT per te gjithe ata polic qe punojne per te mbrojtur jeten e njerzve.
Shqiperia ka filluar te ndertoje shtetin e se drejtes.
Po ty te duket vetja me i zgjuar o Rajmond kok palari, mbylle ate hale o quravec i Sales dhe zhduku nga ky blog se mban ere perc o i zgjebosur, se e ke hak te ta vervis per gjith kuvendin familjar
I mjeri ti o raimond vlonjati, per logjiken idiote qe paske. Po pse or truthare, policia do tregoje tere planet dhe menyrat me te cilat vepron qe ti te bindesh se punon mire? Apo harrova une qe ti je nga ata mafiozet e Saliut qe sheh, di e kupton gjithcka! Koha moderne ka mjete moderne dhe teknologji te tille qe mjafton deshira dhe vullneti e krimi te ule koken si ne vendet perendimore. Po te ecet me logjiken tende dhe me skenaret makaber te kryeminavenesit Berisha, Shqiperia merr fund. Po paska zot edhe per shqiptaret qe Sali banditi keputi qafen dhe ju bythlepiresit e tij do hiqeni zvarre edhe ca kohe sa tu dale shpirti nga bytha prej marazit qe nuk do vrisni me me tritol.Fare e keqe.
Policia vete eshte burimi i çdo informacioni “kriminal”. Kur s’ka prova te mjaftueshme per te terhequr vemendjen e publikut thurr ngjarje te rreme per arritjen e synimeve te caktuara qe jane: demtimi i personave te ndryshem, thithja e deshmive per fakte te supozuara ose reale etj.
Vete drejtori i policise te shtetit eshte shprehur se ne Shqiperi veprojne grupe antishqiptare me platforme etnike e fetare. Kjo po qe eshte e rrezikshme per te gjithe. Per çudi kjo deklarate e tij kaloi pa asnje shqetesim. Interesi jone eshte qe te marrim vesh se ç’po behet ne kete drejtim.Apo kjo do te ndodhe kur t’ia beje bam?
Policia,Prokuroria,gjykata kane platforme bashkepunimi me News 24 dhe Balkan web , te tjeret e marrin lajmin 24 0re me vone nga komunikata per shtyp,kur lajmi eshte bere si peshk i prishur,
Cfare te thuash. Kjo eshte pasoja, e demokracise ,Killera me Pagese .
Duhet ,studiuar dhe analizuar shkaku.
Ne diktature,sundonte diktatin kupola shteterore ,me gjithe fuqine e saj te perbindeshme.
Persa i perket ,aspektit ekonomik,ishte ;
Prona shteterore mbi mjetet e prodhimit .
Kjo eshte celesi i gjitheckaje , qe po ndodh sot aty ne Shqiperine e kthyer me koken poshte ,nga anti shqiptaret .
Dihet qe kthimin e Shqiperise ,me koken poshte ,nuk e kane bere shqiptaret e thjeshte,
por eshte pasoje e nje studimi te mirefillte ,nga armiqte e shqiptareve,qe nuk mungojne
te cilet jane ,shteti verior ,Serbia dhe ai jugor, Greqia .
Te dy keta shtete nuk e donin Shqiperine me shqiptaret brenda, qe te zoteronin,mjete prodhimi, ne nivelin me te larte ne Europe, per sa i perket numrit te forcave prodhuese .
Sipas statistikave, deri ne vitn 1991 ,zinim vendin e pare ne Europe ,per fryme te forcave prodhuese ,[ nga 18 vjec deri ne 55 vjec ],ne zoterimin e mjeteve te prodhimit,qe jane ;
Puset e Naftes, Kullat e shpimit per Nafte, [168 ,kulla shpimi,te gjitha i mori metalurgjia]
Rafinerite e Naftes,[ Cerrik, Kucove , Fier , K.P.TH.Naftes, Ballsh ],Rrjeti Nafte Gaz sjelles, Sarande-Ballsh, Fier -Elbasan , Divjake -Azotik, Fier, ,.Amonice,Gorrisht, – Ballsh,
K.P.TH.N.Ballsh,-Pontil, ne mes te detit afer ishullit te Sazanit, dhe gjithe rrjeti i shperndarjes te gazit ne cdo familje ne qytetet ,Patos me gjithe rrethinat, dhe Kucova .
Azotiku i Fierit , Ureja e Fierit ,T,E.C. i Fierit, U.M B.ne Fier .Ushqimorja ne Fier .Serat ne Fier , U.M.Naftes ne Patos, Uzina e bazes se Tubave ne Fier,
Fabrika e cimentos ne ,Vlore ,Fabrika e Konservave ne VLORE, Uzina Mekanike Vlore ,Fabrika e llampave ne Vlore ,Fabrika e Sodes Kaustike dhe Kalcinuar ,Vlore ,Fabrika e Sapunit Vlore, fabrika e prodhimit te Kripes [ NaCl ],Vlore , Ullishtja e Fameshme ne Vlore ,Fabrika e Prodhimit te rasatit te peshkut ne VLORE , Plazhi Publik ne VLORE,Porti me gjithe Parkun e Peshkarexhave ne VLORE ,Miniera e Bitumit ,Selenice,
Uzina e PLASMASIT, ne LUSHNJE, UZINA e prodhimit te Produkteve per Blegtorine ,Toke me 200 mije Ha ,e Drenazhuar,qe jemi ketej ne Europe, e nuk kem pare dhe degjuar, drenazhime te tilla si te fushave te Lushnjes Fierit, Korces, Kavajes dhe Vlores ,
Uzine e Gozhde Bullonave,ne Kavaje, Uzina e Qelqit, Kavaje ,Ushqimorja ,Kavaje .etj…
Uzina e Plastikes ne Durres, Uzine e Remontit Hekurudhor Durres, Uzina Kimike ,Durres,
Porti me gjithe parkun e vaporrave dhe Peshkarexhat, Durres ,U M B Durres ,Serrat Durres , etj , etj ,
Kombinati i Auto Traktorave, Tirane , Kombinati i Tekstileve , Tirane ,Uzina Dinamo Tirane ,Fabrika e Kepuceve Tirane , Uzina e Remontit te Tankeve Tufine Tirane ,Antibiotiku
Tirane , Kinostudio Tirane ,Fabrika e Prodhimit te Shtyllave te Tensionit te Larte Tirane ,Kopeshti Botanik Tirane , Kopeshti zoologjik Tirane , etj …etj…..etj…..
Kombinati siderurgjik i Lacit, Uzina e bakrit Rubik, Uzina e Rencit SHkoder, Uzina e prodhimit te Kabllove ne SHkoder , Fabrika e cigareve ne Shkoder ,Trikotazhi Shkoder .Kompleksi i Mbareshtrimit te gjedhit Shkoder ,Instituti i Misrit Shkoder ,etj….etj……
Te mbyllura te gjitha minierat ne Tropoje .
Te mbyllura te gjitha minierat e bakrit, ne Mirdite .Kukes, Kalimash,Reps ,Te mbyllura
te gjitha fabrikat e pasurimit te mineraleve .si ne Bulqize ,Burrel, Rreshen ,Prenjas ,
Fabrika e instrumentave Petro Papi, ne Korce, Trikotazhi ne Korce ,TE.C.i Korce ,Kompleksi i Mbareshtrimit te te imtave [dhen dhe dhi ], Miniera e Mborje Drenoves,
Kombinati i Sheqerit ne Maliq, Korce . etj ….etj……
Kombinati Metalurgjik Elbasan , se bashku me 12 uzina si NIKEL – KOBALTI etj, Fabrika e tullave ne Elbasan, Uzina e Kromit ,etj …etj…
Uzina e paisjeve shtepiake Bule Naipi ,Gjirokaster, Trikotazhi Gjirokaster ,
Miniera e Qymyrgurit Memaliaj .etj ………
Fabrika ushqimore ne Sarande , Fabrika e Konservave te midhjeve ne Sarande . Kompleksi i Brezareve te Bregdetit me Agrume ne Sarande .Fabrika Ushqimore ne Delvine . etj ..etj..
Te nderuar lexues ka dhe shume ndermarrje dhe njesi prodhimi te te mirave materiale
qe dispononte atdheu yne, deri ne vitet1992,por nuk mund ti shenoj per efekt kohe te komentit .
Pra del pyetja , kush na i shkaterroj mjetet e prodhimit te te mirave materiale ne atdheun tone qe u ngriten me kontributin e te gjitha forcave prodhuese te te gjithe vendit,duke mos marre shperblimin e merituar, per kohen e harxhuar ne pune ,qe dhe une jam nje nga ata .
Pergjigja, sipas meje , eshte ;
Politika anti kombetare e politikaneve tane .
Del perseri pyetja ;
Kush jane keta politikan .;
Keta politikane qe kane shkaterruar Shqiperine tone te dashur jane;
Ramiz Alia,
Sali Berisha,
Fatos Nano,
Ylli Bufi
Kastriot Islami,
Aleksander Meksi,
Ilir Meta ,
NJe pjese e mire e ish deputeteve dhe e deputeteve aktual, si dhe nje pjese e mire e ish ministrave dhe disa ministra aktual te L.S.I. se .
Tani del pyetja tjeter, te dashur lexues.
Si do zgjidhet ky hall i Shqiperise tone te dashur dhe i bashkekombesave tane,qe te mos perfundojne si Killeri i me siperm.?
Te nderuar shqiptare kudo ku ndodheni , Ju bej Thirrjen ;
Te ngrihemi ne kembe si nje trup i vetem, e te SH P R O N E S O J M E
banditet e politikes shqiptare, . Duhet filluar nga antishqiptari me i terbuar dhe agjent potencial i SERBISE .
Shqiptare mos humbni kohe,
Parate e shqiptareve jane ne bankat e botes.
Dashnor? Më pelqeu deshmia juaj me të dhena interesante pér pronesine e shqiptarëve dhe epërsine e tyre mbi fqinjët ne mjetet e prodhimit? Këndvështrime interesante dhe me vlere. Nderime dashnor mallakastra!
Me pasurinë që ky popull ndërtoi në 50 vjet komunizëm nuk kishte nevojë të punonte.
Faleminderit per KOMENTIN dhe NDERIME per fjalet qe ke shkruar,qe jane fjalet e nje burri te mençur dhe qe e don atdheun..
Pershendetje nga Gjermania
Faleminderit z.Dashnor qe i kujton gjithe keto vepra qe ngriti nje populli per 50 vjet,dhe qe i shkaterruan dhe vodhen maskarenjte per 20 vjet.
TE VARET ! Te digjet qe te mos i mbetet gje!
Kjo qe shofim ketu te kujton kohen e Faik Konices. Ai thoshte,: Sapo erdhe ne shqiperi menjeher u takova me shtetin. Ai e kishte fjalen per policin. Policet thoshte Konica merreshin me vrasje me pages njelloi si ketu tani ne kohenm e Saliut.
Te gjith keta qe kane vrar duhet te ken qen polic me saliun. Ndaj keta jane njerz opa zemer , njerz pa idela njerzor .Keta jane njelloi si bisha qe nuk mendojn asgje pore vetem perlajne ctu dale perpara,.
Te marresh jet njerzore ne ket menyre tregon se sa poshte ka ren kjo shoqeri njerzore. Pore me qe tani u kap filli besio qe do te arrihet edhe cmontimi i ketyre kriminelve qe ne fakte keta kishi bere shtetinn e tyre.
Renja e shtetit te tyre tani duhet te bjere edhe pushteti i krimit qe vazhdon akoma te duntoje.!
Dashnor Kozaj prokuror dhe kryetar i komisionit te sekuestrimeve te pasurive te paligjeshme,duhet nje kirurg me bisturi qe te heqe pjeset e gangrenizuara nga trupi i Shqiperise se dashur!
“Danilo”? Këshille e vlefshme për dashnorin dhe për ne. Nderime!
Po si se kena dit ne kte pune, se vallaj kishim bo nji thirrje gjith antiberishianeve me kontribu nga 1 euro dhe ja kishim dhen 1 miljon euro ustait te tritolit dhe na e kish hudh ne hava, Saliun me Argit e Shkerdhen.
“TIFOZI ” ,c’era una volta !
Me pelqen me radhitjen e veprave qe u ndertuan ne ate sistem ,por me duhet te them se shume sosh ishin in-suficiente .
Sidoqofte ,koha e sotme e perqesh te djeshmen ,por koha qe kaloi prej 1991-2014 na tregoi te kunderten se ;
Koha e Djeshme e PERQESHI te sotmen ,por ky nuk eshte zhvillim por regres .
Bashkohem me ty qe eshte dora e zgjatur e SERBISE dhe e GREQISE qe sic ka then i madhi SALI NIVICA ,
Greqia eshte Rusia prapa Malit ,kurse SERBIJA eshte Rusia prapa KODRES .
Shqiperise i duhen atdhetare dhe RILINDAS te vertete qe ta duan atdheun dhe kombin ,per keta burra ,QAN NENA : o djale !
Perfundimisht ne Shqiperi eshte e nevojshme te vendoset denimi me vdekje ,Ky njeri nuk meriton te jetoj ,gjithashtu dhe ata 4 kriminelet qe sulmuan autobuzin qe vinte nga greqia.Vetem denimi me vdekje mund te stabilizoj rendin ne vendin tone
Vazhdoj te jem pak i ngurte ne arsyetimin e dashnor kozaj-t, se kush na i prishi apo mbylli fabrikat dhe uzinat bile rendit ne krye te listes RAMIZ ALINE kur roli i tij ne vitet 91-92 ishte i zbehur sepse tashme kishin dale ne skene gjakatare te tjere dhe me rrufjane se ai. Mendoj se shume vepra qe permenden ne ate shkrim ishin te destinuara te rrenoheshin per shkak te teknollogjise se vjeter dhe obsolete apo jo rentabel! Kta qe erdhen me pas duhej te punonin me ndershmeri per ringritjen e ekonomise qofte edhe me aq pak sa gjeten se ne fund te fundit vete i dolen per zot vendit dhe ndihma nga jashte apo entuziasmi i popullit asaj kohe per te ndryshuar gjerat nuk mungonte! SERBIA asokohe ishte ne tym e flake per vete dhe smund te merrej aq shume me ne ndersa GREQIA po mund te na rrezikonte sepse Ishim me breke neper kembe(fatkeqsisht si gjithmone) por asgje te vecante nuk beri dot! INSISTOJ me te madhe qe fajin e kemi vet qe pjellim ksoj mostrash dhe i veme te qeverisin apo u zgjatim jeten me vote idiote! Nuk po arrijme te prodhojme nje klase drejtuese te kalibrit I.QEMALI, F.KONICA, F,NOLI,etj etj
Kam dhe nje pyetje prej debili qe me mundon prej vitesh! NGA NA DOLI GJITH KY LLUM DHE MERDA NE VENDIN TONE, NGA I MESUAM KAQ SHPEJT KTO PISLLEQE E PABESI,GJITH KJO BABEZI E SHPIFUR,DHE GJITH KJO POSHTERSI E MADHE ??? sepse deri para 20 e ca vjetesh Ishim te mybllur e nuk dinim akoma c,ishte coca-cola apo bananet ,dhe tani jemi konkurrent te denje te camorres apo mafies 100 e ca vjecare te italise,me mafien ruse,etj S,besoj qe e kemi ne gjak,tradite,apo kulture! Mos valle jemi shume nxenes te mire per te mesuar te keqen dhe po ja kalojme dhe vet profesorve qe na i mesojne kto gjera? nuk e gjej dot nje pergjigje !
DASHNOR KOZAJ JE I MADH ,deshmia jote eshte sakte,je i respektuar ,kush ndertoi SHQIPERINE, dhe beri shtet e vuri ligje, E HOXHA ,dhe kush e shkateroi,dhe i la dore te lire armiqve tane serbosllaveve dhe grekerve per realizimin e qellimeve te tyre mbrapshta kunder vendit tone, duke FILLUAR nga JAGUA I PPSH ,I ASHTUQUAJTURI BIRBIL KOMITETIT QENDROR ,e me radhe ,dhendri i serbise sali berisha,filogreku drogaxhi tosi nanos,ilir hajdut floriri,keta maskarenj shkateruan dhe pervetsuan ate qe populli shqiptar ndertoi me mundim e sakrifica te medha gjate kohes se diktatures te proletariatit
@ baba nga durresi
Pislleku nuk erdhi nga askush, ai gjendet midis nesh. Kjo qe ndodhi nuk eshte hera e pare, por perseritje. Kujtoni historine shqiptare. A kemi histori? Nqs. te gjithe popujt e fillojne tregimin e historise te pakten 2000vjet ne fillojme 500 vjet ishte turku pastaj fituam pavaresine, dhe pastaj lirine, dhe me vone demokracine. Ne qershor do bashkohemi ne Europe.
Po te pyesesh nje shqiptar te shkolluar perse ka ndodhur keshtu ai te thote, se fajin e kishte turku, rusi, greku, jugosllavi, amerikani, zogu, enveri, saliu, fatosi por asnjehere nuk dyshon se fajin e kishte populli. Vetem kur te kuptojme te metat tona do shikojme se askush nuk do kish patur mundesi te influenconte jeten tone pa kontributin tone te rendesishem ne saje te karakterit tone. Nuk do kishte Hitler pa popull gjerman dhe nuk do kishte Sali pa popullin shqipetar.
Bravo, jemi popull mu…..
Pyetja eshte Ligji? Sa do te denohet Kanibali Vrases? Eshte qesharake kr degjon qe, Bizesmeni Firak dnohet vetem 5 vite, Qesharake! Menjehere duet ndryshuar ligji.Po Policet qe ndihmun me nxjerje infracioni supervrasesit milioner Mehillaj nga mafia e Vlores.?
Enveri para se te vdiste ka thene … se ky popull. 5vjet do me qaje… 10 vjet do me shaje .. egjith jeten do me kerkoje….
U be shume mire qe policia e shtetit, ka sqaruar ne menyre profesionale, thashethemet e pederave pd-iste dhe te saliut ne vecanti.
Nje pu e profesionale qe dha rezultat, por kjo rrjedhe qe nuk mungoi nga saleshet ne polici, do te beje qe edhe krimbat e saliut, te shkojne mbas ferrave.
Eshte e para here ne keto 23 vjet, qe policia e shtetit, po mer formen e saj per te mbrojtur popullin.
Nje bravo te madhe per policine e shtetit.
Rajmond vlonjati:
As me shume dhe as me pak edhe ti je si J.S.me ato shkrime bajate ku tregon se nuk ke habere e ketyre puneve,dhe kurre mos marresh veshe se je shume i trashe.
Dua te them edhe diçka,per mua dhe per shume te tjere edhe rrefimi i policit eshte shume i pa nevojshem se duket sikur po i jep llogari dikujt.Policia te beje detyren pa dekospiruare aksionet ,format ,menyrat e perdorura se ato i sherbejne vetem asaj dhe skujt tjeter.
policia ka ben nje pune te mire me kapjen e ketij krimineli.. po te maresh realitetin shqiptar.. ka shum te till.. policia.. ka shum pun perpara.. sa te vihet para drejtesise kupoli berishjan do kemi fenomene tritoli.. dhe krimesh.. keto behen vetem te hapin teror ne shqiperi.. dhe ti shpetojn drejesise..
Veprimi i policise eshte nje veprim profesional dhe per kete policia meriton vetem mirenjoihje e falnderime. Derdellisjet e sdaliut dhe te larove te tij deputet, tregon jo vetem cektesine injorante te tyre, por edhe keqperdorjen qe u behet nga politika kriminale e PD.
Vetem nepermjet kombinacioneve, burimeve ilegale njerzore dhe mjeteve te shumta teknike qe disponohen sot, policia do te fitoje plotesishte luften me krimin duke ralizuar detyrat para popullit. Bravo policia.
Duhet falenderuar policia per keto manovra ne vafor te realizimit te parandalimit te vrasjes qe ishte planifikuar.
Pore policia te mosevetkenaqet me keto qe ka arritur.Ndofta ketij grupi u ka shkuar deri ne funde, pore mos harroni se killeret jane shum madje aqe shume sa qe mendoi qe sa keni trokitur ne dyert e tyre, ndersa ne sallen e madhe te tyre besio dhe dyshoi qe akoma nuk kenmi arritur te hyni.
Prandaj kjo periudhe eshte ne te vertet nje periudhe lufte e pa shpallur, pore edhe me e keqe se lufta pasi keta veprojne nene dhe dhe sa dalin mbi dhe marrin jete njerzore.!