Bashkia e Tiranës i ka cilësuar si qesharake deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Durrës për legalizim falas për të gjithë qytetarët. Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës s`ka asgjë për të treguar për punën e tij dhe në mungesë të rezultateve të tij sulmon, bllokon dhe nxin çdo arritje për qytetarët. “Paaftësia, e ka bërë jo vetëm gënjeshtar por edhe qesharak Edi Ramën. Sot i qau hallin ish- nënkryetarit të tij të Bashkisë së Tiranës se nuk e ka të hipotekuar pallatin. Është bërë për të ardhur keq se nuk di më dhe çfarë flet. Po pse për 11 vjet zoti Rama nuk e pajisët me hipotekë pallatin e Lames? Mos ndoshta si qindra të tjerë, ju pasi i lejuat ndërtuesit të shkelin lejen e ndërtimit vendosët të braktisni mijëra qytetarë nga e drejta e tyre për të pasur hipotekën e shtëpisë së tyre?! Bashkia e Tiranës ka pajisur me leje përdorimi 180 objekte deri më sot, duke u mundësuar 40 mijë qytetarëve të Tiranës të kenë tapinë e shtëpisë së tyre. Me iniciativën e Bashkisë u miratua akti normativ për ti dhënë zgjidhje ngërçit në të cilin kishte futur me papërgjegjshmërinë e tij mijëra familje të Tiranës, Edi Rama. Ndërkaq, janë në fazat finale të përfundimit të procesit edhe 65 objekte të tjera, të ndërtuara po në shkelje të lejes së ndërtimit, me përfitues afro 14 mijë qytetarë të Tiranës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Bashkisë.
tellalli Bashkise dhe ajo speakergirl e shqupit jeni bere te padurushem, le ti vij koha ke do te vleresoj ai qe shpesh e zini ne goje per hesapn tuaj, se i qani hallet, por pse ju qe konsumoni parat e ketij vendi do luani poker me keta te mjere si te hygoi qe ata pa shkolle jane ne apo ishin ne shtate bordero…………………….mjere kush ju degjon…………