Vendosja e një semafori në rrugën “Asim Vokshi” është shndërruar prej ditësh në mollë sherri mes bashkisë dhe policisë së Tiranës.
Ditën e sotme, Bashkia e Tiranës ka kallëzuar penalisht drejtorin e Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, dhe shefin e Komisariatit numër 3, Gëzim Zhupaj, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Bashkia akuzon dy zyrtarët e policisë për heqjen e lirisë pesë punonjësve të Bashkisë së Tiranës dhe bllokimin e jashtëligjshëm të punimeve për ndërtimin e semaforit, pranë shkollës “Harry Fultz”.
Bashkia akuzon Çipën dhe Zhupajn se janë bërë vegla të kryeministrit Rama.
Konflikti mes policisë dhe bashkisë për semaforin pranë shkollës “Harry Fuultz” ka nisur tri ditë më parë. Policia e cilësoi vendosjen e semaforit në këtë aks si të paligjshme dhe pengues për qarkullimin rrugor.
Për këtë, dy ditë më parë policia nisi kallëzim penal ndaj 5 punonjësve të bashkisë dhe dy drejtorëve të Bashkisë, Fatmir Nezaj, drejtor i Planifikimit dhe Bujar Elezi, drejtor i Menaxhimit të Shërbimeve për shpërdorim detyre dhe kryerje të punimeve pa leje.
Te dy me ner hale kam punuar me to ne Elbasan,ma njerez legena nuk kam njohur,te dy mbahen me koqe politikanesh,ai Zhpua qe nuk eshte gje tjeter vetem nje kambale e shkolles se bashkuar ka Valentina Lesken,por ka njohje me Didin se kane bere dallavere me pare me rojet private,dhe Cipa ka Stefan Mavrine,dhe vellain e tije ate xhixh maxhuxhin qe punon gazetar leshi,aj mo keshtu erdhen punet ne Shkiperi……
Para disa ditesh u tha se Z.CIpa u zevendesua pasi do te shkonte per specializim ne SH.B.A.
THua se ka marr akoma njoftimin bashkia?