Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Vlorë ku prezantoi listën e këshilltarëve bashkiakë për bashkinë e Vlorës, ku për Aleancën e Shqipërisë Europiane kandidon mjeku, Dritan Leli.
Në fjalën e tij Rama theksoi se, zgjedhjet lokale të 21 Qershorit “janë zgjedhje për atë që ndodh me familjen jashtë mureve të shtëpisë” dhe jo për të përmirësuar situatën e Partisë Demokratike.
“Janë zgjedhje për kopshtet, shkollat, biznesin e vogël, shërbimet, pastrimin, transportin dhe ujin e pijshëm. SHQUP-i flet për gjëra pa lidhje: thotë që do të ulë taksat në minimum. Bëjnë premtime për të peshkuar budallenj, pasi duhet të jesh budalla nëse mendon që nëse i jep votën atyre, fshihen të gjitha politikat e qeverisë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu rikthye temës së grave në vendimarrje.
“Burrat duhet të kuptojnë se pa gratë nuk kanë ku shkojnë. Unë e kam kuptuar dhe besoj se Dritani (Leli) e ka kuptuar. Në Bashkimin Europian janë rreth 30-40 për qind e grave dhe vajzave që marrin pjesë në Këshillat, ndërsa ne e kemi 50 për qind”, tha Rama.
Më tej ai tha se “Unë sa herë pyes gruan asnjëherë nuk gaboj” dhe se vendosja e kuotës 50 për qind për gratë dhe vajzat është gjëja “më e mirë që Partia Socialiste ka bërë në këtë çerek shekulli”.
Kryeministri Rama foli edhe për akuzat e Partisë Demokratike për Lungmaren. “S’durojnë dot për Lungomaren. Na dolën edhe gjarpërinj në rërë. E kuptoni apo jo, që nëse ka një gjë që nuk ekziston në rërë është gjarpri. Po kush është budalla, e ha gjarprin komplet. Lungomarja ka pasur tre projekte brenda projektit. Dy të financuara nga qeveria shqiptare dhe një nga Bashkimi Evropian”, tha Rama.
“Shqiptarët shpëtuan nga SHQUP-i më 23 Qershor dhe nuk kanë ndërmend të kthehen sërisht atje ku ishin. SHQUP thotë hajdeni kthehemi atje ku ishim më keq, se atje është më mirë. SHQUP thotë votoni që të mos paguajmë dritat, që të bëhet përshesh sic ishte më parë dhe ai që bënte përsheshin, respektohej më shumë” – u shpreh Rama.
Referuar deklarimeve të opozitës se do të grisin reformën territoriale, Rama tha se ata nuk do kenë kurrë 84 vota në Kuvend për të zhbërë reforma të tilla.
.
Ket qe keni tani mund ta pyesni,po kater te tjerat as i ke pyetuar as ju kan pyetur.Jeni njeriu ma kote ne Shqiperi.
Ahahahahahaa Kjo batuta midis SHQUP-it dhe budallenjve fiks fare dhe i rferohet kokrrave te idioterve+budallenjve tip mark uk,ahahahaha o mark uk mos thuaj pastaj qe EDI RAMA nuk mendon per handicapate te sojit tend….
Pas cdo burri te suksesshem, qendron nje grua e suksesshme, pas nje qeverisje te suksesshme, duhet te jete patjeter ne vendimmarrje dhe grua, dhe kuota 50 me 50, pervec respektimit te barazise gjinore dhe emancipimit te shoqerise, na jep sigurine se me shume do te behet per qeverite vendore.
Te drejte ke o Edi, po hajt e thuaja ketyre malokeve tane, qe u duket vetja me shume burra kur i kane grate inferiore.
Te vleresojme dhe falenderojme qe edhe ne grave na dhe mundesine qe tu tregojme burrave, qe edhe ne dime te drejtojme dhe t’i bejme te gjitha punet, dhe se kemi perkushtimin per ti bere me mire dhe me drejte se ata.
Era e ndryshimit per shoqerine shqiptare u ndje qe me 23 qershor dhe me formimin e qeverise se re, me shume ministre, me shume deputete, me shume drejtoresha, e tani 50% femra ne keshillat bashkiake dhe po te krahasojme punet e bera me paraardhesit qe kane qene meshkuj, eshte disafishuar volumi i punes, me shume sherbime e me cilesore per qytetaret. Per me teper, me ne fund do te sheshohet pabarazia e gjinive, duke parandaluar diskriminimin e gruas dhe dhunen e ushtruar ndaj tyre.
shqiperia me ne krye edi ramen do te marr vemendjen e do te kthehet ne nje shtet europian . te gjithe e kane vene re qe kemi nis te pakten te na shohin me nje sy tjter si nje shtet serioz
Po nese Vlora eshte katandisur ne pike te hallit kjo eshte pikerisht fale partise se ketij gjatoshit qe tani shet edhe mencuri duke folur budallalleqe. Shqiptaret kane nevoje te shpetojne nga te cmendurit paranoike qe jane kapur fort pas pushtetit e po bejne te pamunduren per te mos e leshuar ate.
Sa perqind jane gra ne administraten e komitetit te partise se Tiranes?
A mund te na jape nje te dhene Mozi dhe br ber ber Bracia?
toni:Nuk habitem me ato cfar shkruan,se nuk eshte faji juaj.Arsimimi juaj e tregon ajo cfar brrockulla shkruen.Puna jote eshte te ruajsh dhite atje ne mal.Une more bark that,vetem shtyj kohen duke ba komente.Kam 18 vite qe nuk jetoj ne Shqiperi.Nuk nigjoj si puna jote idioterit e politikes si puna jote, qe per nje dhjetmijlekesh,nuk len gja pa shitur.
@Mark uk…aha qenke super ne ndonje building dhe vetem pastrim e garbage paske per te bere…por lere politiken se po e ngaterron me profesionin qe po ushtron.
gjeja me e peshtire eshte kur nje grupim njerezish, e dine se kush eshte ai qe ju flet por edhe e dine mire se si eshte ai ne maredheniet me grate dhe jo vetem qe e duartroket por edhe e mer ne mbrojtje harbuterine e tije ndaj kritikave te te treteve…..me gruan e pare e dime te gjithe tashme se si ai e trajtoi por edhe se cafr ai e pranoi ne gjykate per deficencat e tije fizike dhe mendore, por une po ju tregoi ate qe kam pare dhe degjuar rreth trajtimit te gruas se tije te dyte apo te trete, nuk jam i sigurte, ne plaxhin e Golemit, e rrahu deri ne gjakosje dhe e nxori nga dhoma, jashte ne oborrin e lokalit, te xhveshur fare lakuriq dhe kamarjeri i lokalit e mbeshtolli me mbulesen e tavolines. U lajmerua edhe policia ….. ky njeri sote na mban leksione per miretrajtimin e grave….Mos i fal o ZOT se e dine se cfar bejne……
C’O KJO LUM GOMARI.
KANE PLASUR GJARPRINJTE.
Si nuk te vjen turp qe permend Lungomaren dhe vjen ne Vlore a nuk duhet te kishte mbaruar projekti para sezonit
Kur thua jane “zgjedhjet per kopeshtet, shkollat,….” pa dashur nuk te shkon goja te thuash qe qe duhet te jene zgjedhjet per MOSBETONIZIMIN” sepse i keni bere gjemen Shqiperise me beton si ata qe iken si ju qe ishit dhe jeni perseri.
Sa per 84 votat qe kercenoni opoziten beni pak kujdes se kur ja u do bytha i perdorni per te bere reforma te turpshme ,antiligjore, antipopullore si ajo e arsimit qe eshte kryekeput koruptive per interesa te grupeve qe jane brenda ne qeveri.
Kur vjen puna per te bere reformen ne Drejtesi ankoheni per gjykatat, nuk i keni ju ne dore… nuk keni cfare te beni se nuk keni presidentin… kjo este llogjike e horrave per budallenjte.
Sa po ja u dha populli pushtetin duhet ta kishit bere reformen ne drejtesi. Likja ta vuri kushtin qe ne fillim se drejtesine do e kishte ai ne pronen e vet ti duhet te kishe dhene doreheqjen, t’i drejtoheshe popullit. Por ti ka pak ndryshim nga te tjeret.
ps sa per lungomaren ai duhet te ishte me rere origjinale dhe jo me tulle te kuqe si bere Parkun tek liqeni artificial qe na mbushen mushkerite me pluhur.