Bashkimi Evropian sot do të shtrojë si temë diskutimi tensionet politike në Maqedoni të shoqëruara me protesta.
Këshilli i punëve të jashtme të Bashkimit Evropian sot do të diskutojë për Maqedoninë dhe do të dal me një qëndrim të përbashkët lidhur me zhvillimet në këtë vend dhe masat që duhet ndërmarrë.
Kjo mbledhje u paralajmërua nga shefi i diplomacisë bullgare, Daniel Mitov.
“Evropa do të veprojë e bashkuar lidhur me ngjarjet në Maqedoni dhe se për këtë do të marrë një qëndrim të vetëm”, deklaroi Mitov.
Ai shtoi se këtij vendi i duhet paqja dhe se për momentin nuk ka incidente multietnike. Në fokusin e debatit do të jetë edhe operacioni policor në Kumanovë, ku pati 8 policë të vrarë dhe 10 viktima nga një grup i armatosur i përbërë nga ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët 10 ditë më parë u përleshën me policinë. (INA)
BE le te dale me nje qendrim per cfaredo gjeje, po ju keni ndermend te punesoni nje redaktor per gabimet trashanike ne drejtshkrim?
BE nuk ka fjale te thote per gafat qe vete po ben. Kjo eshte si tezja e punes se BE-se.